
Kur do dikë, duhet të shpenzosh kohë edhe me familjen dhe të afërmit e tij/saj. Nëse të gjithë bashkë po planifikoni pushime familjare, lexo këtë artikull.
1. Planifiko kohën
Ta kesh parasysh, do kesh shumë biseda me vjehrrën, ndaj mëso se çfarë pëlqen ajo dhe planifiko ditët. Nëse ti do të marrësh rreze, por vjehrrës i është tekur për një vizitë nëpër qytet, parashtro dëshirën tënde dhe idenë gjeniale se mund t'i bësh të dyja.
2. Shmangu me lezet
Të duhet pak kohë edhe me personin e zemrës, sigurisht. Një takim romantik buzë detit dhe një koktej vetëm me atë është perfekt. Për sa i përket vjehrrës, thuaji që vendi ku po shkoni ka vetëm rini dhe muzikë "upsi-dupsi" dhe do të të lërë të qetë.
3. Lëre të ndihet si profesioniste
Nëse po të kritikon mënyrën si bën punët, rregullon krevatin, apo lë valixhen, thuaji të të mësojë sepse ty të pëlqen shumë rregulli i saj. Kështu, do t'i bësh qejfin dhe me siguri do marrësh edhe një organizim falas. Një vjehrrë që merr komplimente është një vjehrrë e lumtur.
4. Mos ndrysho rutinën
Mos ndrysho zakonet e tua dhe të partnerit/ es. Gjithmonë merr kohë për veten dhe mendo në të mirën e përbashkët. Gjithashtu, vish ç’të duash dhe mos mendo se vjehrra po të gjykon, sepse nuk po e bën. Ose nëse po e bën...epo, ti nuk ke ç’bën, ndaj mos e mbaj mendjen aty.
- Kur jeton në një shtëpi me vjehërrit: Si ta bësh pak më interesante jetën seksuale
- Ç'duhet të keni parasysh para se të takoni vjehërrit e ardhshëm për herë të parë
- Që nga sikleti deri te rastësia: Shqiptarët tregojnë takimin e parë me vjehrrën
- Si të vendosësh ca kufij në raportin tënd me vjehrrën pa krijuar konflikte