Celebrity

Dikush i hodhi pijen në fytyrë Cardi B në mes të performancës, ama këngëtarja s’ia përtoi

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2023

Dikush i hodhi pijen në fytyrë Cardi B në mes të
Splashnews.com

Dikush guxoi që t’i hidhte pijen në fytyrë reperes Cardi B në mes të performancës, por e pësoi keq. Cardi, e nevrikosur, i gjuajti me mikrofon në fytyrë. Videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Cardi B ishte duke performuar gjatë orëve të ditës, e veshur me një set portokalli. Ajo po këndonte hitin e saj “Bodak Yellow”, kur dikush i hodhi një pije në fytyrë. Cardi B u shokua për ca çaste, kur u kujtua se kishte mikrofonin në dorë. Ajo i gjuajti personit në publik, i tha nja dy fjalë dhe rregulloi flokët, ndërkohë që rojat e sigurisë kujdeseshin për situatën e krijuar.
 
Pothuajse një ditë me parë, Cardi B gjuajti me mikrofon një DJ në një festë në Las Vegas, pasi ai po ndërronte shpejt këngët e saj. Cardi ishte duke kënduar në skenë, kur u kthye nga DJ dhe i hodhi atij mikrofonin e më pas, u largua nga skena.

Mesazhi? Cardi B duhet të performojë me këta mikrofonë:
 

Dikush i hodhi pijen në fytyrë Cardi B në mes të
Getty Images

Artikuj të sugjeruar: