Celebrity Style

Si sirenë! Dua duket mahnitëse me këtë veshje

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2023

Si sirenë! Dua duket mahnitëse me këtë veshje

Dua Lipa po i qëndron besnike marmaidcore (estetika që ka në fokus imazhet dhe modën e lidhur me sirenat).

Këngëtarja postoi në Instagram foto nga pushimet e fundit në Shqipëri, ku shfaqet me një fustan të thurur me grep, i cili i bën një homazh rolit të saj si Mermaid Barbie (Barbie sirenë) në filmin “Barbie”.

Si sirenë! Dua duket mahnitëse me këtë veshje

Në foto, Dua pozon në një vijë bregdetare shkëmbore buzë detit në perëndim të diellit, teksa mban veshur fustanin e kuq të tejdukshëm, me një bust që thekson dekoltenë.

Fustani ka një bisht të gjatë, si si sirenë. “Duke karikuar kristalet e mi,” shkroi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua e kompletoi pamjen me disa bizhuteri, duke përfshirë vathë argjendi, unaza ari dhe varëse me kristale.

Si sirenë! Dua duket mahnitëse me këtë veshje