Celebrity

Njerëzit kanë 2 teori interesante për tatuazhin e Harry Styles

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2023

Njerëzit kanë 2 teori interesante për tatuazhin e Harry Styles 
Harry Styles ishte me pushime, në terezinë e vet, kur njerëzit nisën të diskutonin për tatuazhin e tij, “Olivia”, në kofshën e këngëtarit.

Njerëzit kanë 2 teori interesante për tatuazhin e Harry Styles
BACKGRID


Ish-anëtari i One Direction ishte në Itali këtë fundjavë dhe teksa argëtohej, njerëzit symprehtë vunë re se në kofshën e tij shkruhej “Olivia” dhe shpejt nisën aludimet se tatuazhi i dedikohet ish-it të tij, regjisores dhe aktores, Olivia Wilde.

Njerëzit kanë 2 teori interesante për tatuazhin e Harry Styles
BACKGRID


“S’e prisja që Harry të kishte një tatuazh me emrin e Olivia-s, por ja ku jam, zemërthyer”, shkroi dikush në Twitter.
 
“S’e di pse po e quajnë të çmendur. Tatuazhi i tij tregon se ai thjesht është një djalë që ka qenë i dashuruar dhe ka bërë diçka romantike për ish-in”, tha dikush.
 
Të tjerë njerëz thanë se është prej këngës “Olivia” nga albumi “Made in the A.M”, i publikuar në 2015-ën.
 
“Harry e paska manifestuar lidhjen me Wilde, sepse ka një këngë me emrin e saj, që në vitin 2015”, tha një tjetër person.
 
“Besoj se e ka pasur që më parë, thjesht tani e kemi parë ne”, shtoi një tjetër përdorues i Twitter.

Njerëzit kanë 2 teori interesante për tatuazhin e Harry Styles
GC Images


Këngëtari dhe aktorja u lidhën në janar të vitit 2021, ndërkohë që Harry luante në filmin “Don’t Worry Darling”, ku Olivia ishte regjisore. Ata i dhanë fund marrëdhënies pas 2 vitesh, për shkak të axhendës së ngjeshur dhe turit botëror të Harry-t.
 
Artikuj të sugjeruar: