Celebrity

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi për peshën

Shkruar nga Anabel

31 Korrik 2023

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi
Backgrid


Bebe Rexha konfirmoi ndarjen nga ish-i dashuri, Keyan Safyarion, pas 3 vitesh lidhjeje. Ndërkohë që ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi

Besohet se arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj. Ajo publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte.

“Hej, unë s’të kam thënë kurrë që s’je e bukur dhe që nuk të dua. Në fakt, thashë sa e bukur je dhe sa shumë të dua. Por, gjithnjë të kam thënë që do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote ka ndryshuar (për shkak të kilogramëve të shtuar)”, shkruante ai në mesazhet e publikuara.

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi
GolfPhotos

“Ti shtove 15 kg dhe sigurisht, more peshë dhe fytyra të ndryshoi. Duhet të shtirem sikur kjo s’ka ndodhur dhe është okay?”, shtoi ai.
 
Më pas, biseda vijoi: “Hë tani, shtova 1 kg dhe ti më quajte të mbushur dhe të shëndoshë. Nëse po mundohesh të gjesh arsye që të ndahesh, kjo ka kuptim, por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse ti je i palumtur me mua/veten/jetën tënde dhe nuk sheh një të ardhme me ne, është në rregull dhe kjo është arsyeja”, ia ktheu Bebe, duke theksuar se nuk mund të përdorë diçka të tillë për të “armatosur” inatin, ankthin apo pasiguritë e tij. 

Sayfari i shkroi Rexhës se duhet të mendojë, të shkruajë mendimet, të flasë me një terapist dhe të kërkojë për zanafillën e problemit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Just Jared (@justjared)

Nga ana tjetër, Bebe ka treguar se vuan nga sindroma PCOS - Sindroma e vezores policistike shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve. PCOS mund të prishë ciklin menstrual. Aknet, rritja e flokëve, shtimi në peshë dhe njollat eerrëta në lëkurë janë simptoma të tjera të gjendjes. PCOS mund të rrisë rrezikun e infertilitetit, sindromës metabolike, apnesë së gjumit, kancerit endometrial dhe depresionit.

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi
Getty

"Unë padyshim që kam probleme me peshën dhe pamjen dhe qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë. Shumë gra e kanë dhe nuk nuk e dinë,” tha Bebe duke theksuar se shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme me të cilën ajo përballet.

Bebe Rexha, e përlotur, konfirmon ndarjen nga partneri që e kritikoi
Redferns

Gjithsesi, Bebe s’e la ndarjen që të ndikonte në performancën e saj dhe shkëlqeu. Më pas, u tha fansave të saj se do të festonte dhe do të gjente një të dashur të ri.

Artikuj të sugjeruar: