Gjatë ditëve të verës, ne e gjejmë veten në mes të aventurave të reja, emocioneve dhe kujtimeve të paharrueshme. IQOS, i njohur për përkushtimin e tij ndaj inovacionit dhe stilit, prezanton versionin e ri të IQOS ORIGINALS DUO për të shoqëruar aventurat e verës.
Pajisja Limited Edition Iridescent Purple nuk është thjesht një pajisje novatore e teknologjisë, por një deklaratë e modës që përcjell ndjesinë dhe frymën e verës. Nuanca e purpurt ka qenë prej kohësh e lidhur me kreativitetin, imagjinatën dhe aventurën, duke e bërë atë ngjyrën perfekte për të shoqëruar arratisjet tuaja sezonale.
IQOS ka bërë bashkë teknologjinë më të fundit me dizajnin elegant për të krijuar pajisjen e Iridescent Purple, e cila nuk është vetëm një pajisje elektronike e cila e ngroh, por nuk e djeg duhanin, por edhe një aksesor mode që plotëson stilin tuaj individual.
Versioni i ri i pajisjes vjen me një ofertë unike të vlefshme në datat 1-6 gusht. Vetëm për porositë online, pajisjet unike Limited Edition vijnë me kufje Bluetooth dhuratë.
Pajisja Iridescent Purple, e cila i shton një tjetër ngjyrë koleksionit të IQOS, konfirmon edhe njëherë angazhimin e kompanisë për të investuar vazhdimisht e në mënyrë konstante në zhvillimin dhe komercializimin e produkteve të vërtetuara shkencërisht që mund të ndihmojnë duhanpirësit e rritur për të kaluar në alternativa më pak të dëmshme.
IQOS është një pajisje elektronike që është një alternativë ndaj pirjes së duhanit për duhanpirësit e rritur. Teknologjia me ngrohje e IQOS është cilësuar si një zbulim revolucionar pasi redukton ndjeshëm nivelet e kimikateve të dëmshme që çlirohen me tymin. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se IQOS nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi.
Shënim: Ky artikull përmban vendosje produkti.