Planeti

Ndoshta s’e keni vënë re, por po bëhemi shumë të fiksuar pas aplikacioneve të motit - ja pse

Shkruar nga Anabel

1 Gusht 2023

Ndoshta s’e keni vënë re, por po bëhemi shumë të

Dikur i kontrollonim çdo ditë, tani është çdo minutë. Si u bëmë vallë kaq të varur nga aplikacionet e motit? Po ju sa herë kontrolloni smartfonin tuaj për të parë parashikimin e kohës?

Teksa moti i paprecedentë çon në rritjen e ankthit klimatik, ka një sërë aplikacionesh të ndryshme që kujdesen për çdo lloj parashikimi. Fiksimi me aplikacionet e motit është i zakonshëm në atmosferën tonë aktuale të paqëndrueshme.

Ndoshta s’e keni vënë re, por po bëhemi shumë të

50% e përdoruesve të smartfonëve amerikanë përdorin rregullisht aplikacionet e motit. Sipas Statista, aplikacionet e motit do të kenë rreth 1.5 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2023, një rritje nga 530 milionë dollarë në krahasim me pesë vite më parë.

Jeremiah Lasquety-Reyes, një analist i vjetër për Statista, thotë se ky ekosistem i ri i aplikacionit të motit vetëm sa do të rritet, për shkak të krizës klimatike, si dhe një prirje të përgjithshme drejt "dixhitalizimit të jetës dhe orarit të gjithëkujt".

Ndoshta s’e keni vënë re, por po bëhemi shumë të

"Moti është kaq i çmendur tani," thotë për Guardian Jennifer Simms.

Prandaj nuk është çudi që ta gjeni veten duke kontrolluar sa është temperatura në Dhërmi; a do ketë shi në fundjavë në Tiranë; sa do shkojë temperatura në Kuçovë etj. Moti i këtii viti na ka befasuar mjaftueshëm.