Celebrity

Jessie J ka një mesazh për nënat e reja dhe duhet ta lexoni patjetër

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2023

Jessie J ka një mesazh për nënat e reja dhe duhet ta lexoni
Jessie J e adhuron rolin e nënës dhe do që komentet e të tjerëve rreth trupit të grave që sapo janë bërë nëna, të mos ndikojnë fare tek ato. Në një postim në Instastory, Jessie shkruan: “Disa njerëz më kanë thënë: “Vë bast që mezi po pret të kesh sërish trupin tënd”. Ai trup ka ikur. Dua që trupi im të ecë përpara. Unë do e çoj trupin tim përpara”.

Jessie J ka një mesazh për nënat e reja dhe duhet ta lexoni
 
Më tej, vijoi: “Kjo është mendësia, goca. Përqafojeni atë trup!”.

Jessie J ka një mesazh për nënat e reja dhe duhet ta lexoni
 
Kjo nuk është hera e parë që Jessie këshillon gratë. Edhe më parë, ajo ka shkruar: “Duhet të ndryshoja. (Trupi im) do të jetë më i madh dhe më i vogël në zona të ndryshme. Është i bukur dhe natyral. Injorojini pëshpërimat e (e disa njerëzve që) thonë se si duhet apo s’duhet të dukesh pas një periudhe të caktuar.

Jessie J ka një mesazh për nënat e reja dhe duhet ta lexoni
WireImages


Jessie J është bërë nënë në maj të këtij viti, pas një aborti spontan. Ajo ndau lajmin e bukur në Instagram, ku tregoi se ishte e frikësuar, por shumë e lumtur në të njëjtën kohë.

Artikuj të sugjeruar: