Cili është statusi i marrëdhënies së Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet? Pavarësisht aludimeve të kohëve të fundit që pretendonin se Kylie dhe Timothée i kishin dhënë fund lidhjes, E! News mëson se ata janë ende në një lidhje.
“Megjithëse ata preferojnë ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes, asgjë nuk ka ndryshuar mes dyshes që kur nisën për herë të parë thashethemet për romancë në prill. Pra, mos besoni gjithçka që lexoni,” shkruan E! News.
Lidhja e yllit të “Kardashians” me aktorin e "Wonka” filloi pas ndarjes së saj nga Travis Scott.
Edhe pse statusi i tyre romantik ka ndryshuar me kalimin e viteve, Kylie, 25 vjeçe, dhe Travis, 32, kanë qenë bashkë kur bëhet fjalë për dy fëmijët e tyre, vajzën Stormi dhe djalin Aire.
Sa i përket Timothée, ai ka qenë i lidhur me një numër yjesh gjatë viteve, duke përfshirë aktoren Eiza González, vajzën e Madonna-s, Lourdes Leon dhe vajzën e Johnny Depp, Lily-Rose Depp.
Kohët e fundit, Timothée është përpjekur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike. Pra, nuk ka shpresa t’i shohim bashkë me Kylie-n duke u puthur rrugëve.