Celebrity

E akuzoi që e ka kopjuar: Beyoncé i përgjigjet këngëtares siç di vetëm ajo

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2023

E akuzoi që e ka kopjuar: Beyoncé i përgjigjet

Beyoncé duket se i është përgjigjur komenteve të këngëtares Erykah Badu, e cila së fundmi e akuzoi se i ka kopjuar një kapelë që mban shpesh në skenë.

“Hmm. Mendoj se jam stilistja e të gjithëve,” shkroi Badu në Instagram, duke postuar foto krahasuese mes pamjes së saj dhe Beyoncé-s.

E akuzoi që e ka kopjuar: Beyoncé i përgjigjet

E akuzoi që e ka kopjuar: Beyoncé i përgjigjet

Beyoncé performoi në Foxborough, Massachusetts të martën mbrëma, si pjesë e turneut të saj botëror “Renaissance”. Gjatë këngës "Break My Soul (The Queens Remix)," Beyoncé ndryshoi tekstin dhe përmendi disa herë emrin e Badu.

Teksti origjinal i këngës është: “Rosetta Tharpe, Santigold, (Vogue) Bessie Smith, Nina Simone (Vogue), Betty Davis, Solange Knowles. Badu, Lizzo, Kelly Rowl.”

Në video të postuara në Twitter, Queen B. dëgjohet duke kënduar: "Betty Davis, Solange Knowles. Badu, Badu, Badu, Badu.”

Ndonëse ka pak njerëz që mendojnë se përmendja e shpeshtë e emrit është ironi, të shumtë janë ata që theksojnë se Beyoncé kishte si qëllim të vlerësonte ndikimin e Badu. Me fjalë të tjera, ajo e mbylli debatin e njëanshëm në mënyrë kaq harmonike.