Celebrity

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave të ish-balerinave

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2023

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave të
Getty

Lizzo ka reaguar pas akuzave dhe padisë së ngritur nga ish-balerinat, të cilat pretendojnë se këngëtarja se u janë nënshtruar një mjedisi armiqësor pune dhe ngacmimesh seksuale kur ishin anëtare të ekipit të kërcimit.
 
Përmes një postimi në Instagram, Lizzo është shprehur:
 
“Ditët e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe zhgënjyese. Etika ime e punës, morali dhe respekti janë vënë në pikëpyetje. Është kritikuar karakteri im. Zakonisht, unë zgjedh të mos u përgjigjem akuzave të rreme, por këto janë aq të pabesueshme sa tingëllojnë”, u shpreh ajo, duke thënë se duhet t’i adresojë.
 
Më tej vijoi:
 
“Këto histori vijnë nga ish-punonjës të cilët publikisht kanë pranuar se sjellja e tyre në turne ishte e papërshtatshme dhe joprofesionale”.

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave të
Getty

“Si një artiste, kam qenë gjithmonë e apasionuar për atë që bëj. I marr seriozisht muzikën dhe performancat e mia, sepse në fund të ditës dua të bëj artin më të mirë, që më përfaqëson mua dhe fansat e mi. Me pasionin, vjen puna e vështirë dhe standardet e larta. Ndonjëherë, duhet të ndërmarr vendime të vështira, por kurrë nuk ka qenë qëllimi im që të bëj dikë të ndihet jo rehat, ose të mos vlerësohet si një pjesë e rëndësishme e skuadrës”.

Lizzo reagon për herë të parë ndaj akuzave të
Getty

Këngëtarja tha se nuk do të luajë rolin e viktimës, por as të personit të keq që po portretizohet:
 
“Nuk jam këtu që të më shohun si viktimë, por nuk dua të je mas e keqja që njerëzit dhe mediat më kanë portretizuar ditët e fundit. Jam shumë e hapur me seksualitetin dhe mënyrën se si shprehem, por nuk e pranoj dhe as nuk lejoj njerëzit që ta përdorin këtë për të krijuar diçka që nuk jam. Nuk ka asgjë që e marr më seriozisht sesa respekti që ne gratë meritojmë në botë. E di se si është të bullizohesh për trupin në përditshmëri dhe unë kurrë nuk do të kritikoj apo largoj (nga puna) një punonjës për shkak të peshës”.
 
“Jam e lënduar, por nuk do të lejoj që puna e mirë të hidhet eklipsohet nga kjo (ngjarje). Dua të falenderoj këdo që më ka kontaktuar dhe më ka mbështur në këtë periudhë të vështirë” përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)

Nëse doni të lexoni më shumë mbi akuzat ndaj Lizzo, ju rekomandojmë këtë artikull: