Ushqim & Pije

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe të pjekur mirë

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2023

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Besoj, se të gjithë njëherë në jetë e kemi pësuar një zhgënjim të tillë! Shkon të blesh një shalqi të ëmbël, të kuq nga brenda dhe befasohesh sapo e hap në shtëpi! Para syve të del një shalqi rozë, plot fara, i papjekur mirë dhe aspak i ëmbël. Zhgënjyese apo jo?

Mësoni si të zgjidhni një shalqi të mirë, me këto tetë metoda të thjeshta!

Shihni vijat

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Zgjidhni një shalqi që ka një model vijash të fortë dhe të qëndrueshëm. Vijat duhet të jenë një jeshile e thellë, e errët, ndërsa vijat e tjera të hapura.

Gjeni pikën e tokës

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Kjo shenjë tregon se shalqiri ka qenë në tokë, ndërsa piqej, e jo në sera. Ngjyra duhet të jetë e verdhë, e lehtë ose portokalli, që tregon një shalqi plot shije.

Kontrolloni bishtin

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Kujdesuni që bishti të jetë në ngjyrë të verdhë, në kafe, çka tregon se shalqiri ka pasur kohë të piqet. Një kërcell i gjelbër mund të nënkuptojë se shalqiri nuk është ende i pjekur dhe nuk ka shije dhe ëmbëlsi.

‘Trokisni’ në të

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Prindërit tanë, e kanë thuajse ves këtë gjë! Goditja e shalqirit disa herë, për të dëgjuar tingullin që lëshon. Nëse zhurma është e thellë, fruti është i pjekur, nëse tingulli është më i lehtë kjo tregon që lëkura e shalqirit është e trashë dhe nuk është i pjekur mirë.

Shikoni pikat

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Pikat e thata dhe vijat e plota janë tregues të një shalqiri super të ëmbël. Sigurohuni që të kontrolloni të gjitha anët e shalqirit dhe pikat në të, për të bërë zgjedhjen e duhur.

Zgjidh më të madhin

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Një “stërvitje” e lehtë për muskujt tuaj! Nëse jeni në dyqan dhe doni të blini një shalqi, zgjidhni atë më të rëndin. Sa më i madh, aq më e lartë është përmbajtja e ujit dhe si rezultat keni një shalqi të ëmbël.

Forma e rrumbullakët

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Shalqinjtë e rrumbullakët janë më të ëmbël, ndërsa ata oval priren të jenë me më pak aromë dhe shije. Sigurohuni që të mos ketë forma të parregullta, apo gunga në të.

Blini gjithmonë në sezon

8 mënyrat si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe

Sado të dëshironi shalqi gjithë vitin, koha më e mirë është piku i këtij fruti. Periudha ideale midis majit dhe shtatorit. Gati për të zgjedhur më të mirin?