Femije

Ja sa orë në ditë mund ta përdorësh telefonin në Kinë nëse je nën 18 vjeç

Shkruar nga Anabel

3 Gusht 2023

Ja sa orë në ditë mund ta përdorësh telefonin në

Lufta e përditshme e shumë prindërve sot! Si t’u heqim telefonin nga dora fëmijëve, që fiksohen pas lojërave të ndryshme, filmave vizatimorë ose programeve që i mbajnë me orë të tëra përpara ekranit të vogël. Nuk është e thjeshtë. Një punë që kërkon durim, taktika bindëse me të vegjëlit, që këta të fundit të dorëzohen.

Por, Kina ka shkuar më tutje, por jo me shpikjen e radhës, por duke vendosur rregulla të qarta loje. Fëmijët do ta përdorin telefonin me orare të kufizuara!

Ja sa orë në ditë mund ta përdorësh telefonin në

Kufizimet kohore

Rregullat kërkojnë që telefonat inteligjentë të kenë një "modalitet të vogël" për ata që janë nën 18 vjeç, pra mungesë aksesi në internet dhe pajisjet celulare nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit.

Përdoruesit e moshës 16 deri në 18 vjeç do të lejohen dy orë në ditë, fëmijët nga tetë deri në 16 vjeç do të kenë një orë akses në telefona, ndërsa fëmijët nën tetë vjeç do të lejohen vetëm tetë minuta.

Ja sa orë në ditë mund ta përdorësh telefonin në

Ndikimi në kompanitë e teknologjisë

Masat e reja mund të paraqesin sfida për kompanitë e teknologjisë, të cilat janë përgjegjëse për zbatimin e rregulloreve. 

Aksionet në Hong Kong të disa prej firmave kryesore të internetit u ulën ndjeshëm, pasi u publikuan rregullat e reja.

Gjigantët e teknologjisë si Apple apo Xiaomi u shprehën se do e shqyrtojnë nga afër këtë projektligj.