Filmi "Barbie" i regjisores Greta Gerwig ka frymëzuar një trend kulturor dhe mode të njohur si Barbiecore – që lidhet me “përqafimin” e ngjyës rozë. Tani, dashuria për këtë ngjyrë ka shkuar në një tjetër nivel: arkivole rozë.
New York Post raporton se shërbimet funerale po ofrojnë arkivole rozë për fansat që shpresojnë ta çojnë në varr dashurinë e tyre për kukullën.
Sipas pretendimeve të tyre, arkivoli rozë përfaqëson shkëndijën dhe energjinë e momenteve të paharrueshme që ata jetuan, një kujtesë që historitë meritojnë të kujtohen dhe festohen me ngjyra.
Një kompani, Olivares Funeral Home, po promovon arkivolin "Barbie House" me sloganin: "Kështu ju mund të pushoni si Barbie".
Shtëpia Funerale Alpha dhe Omega në Ahuachapán, El Salvador, ofron një arkivol me temë Barbie, megjithëse ata ishin përpara trendit dhe e lançuan arkivolin e tyre rozë rreth një vit më parë.
Death in plastic, it’s fantastic.
- Barbie, kush? Kylie Jenner e prezanton veten si kukull Bratz – por njerëzit kanë kritika
- Ja dieta që ndoqi Margot Robbie për rolin e Barbie-t
- Pse shumë çifte u ndanë pasi panë filmin “Barbie”?
- Teoria virale në TikTok shpjegon pse Barbie s’e ka qejf Ken
- Pse fundi i filmit ‘Barbie’ ka kaq shumë rëndësi për shëndetin e grave