
U desh 1 vit që ne të zbulonim se sa perfekte ishte dasma e këngëtares Rita Ora me regjisorin Taika Waititi. Fotot janë fantastike dhe historia e tyre e dashurisë gjithashtu. Taika dhe Rita u martuan në shtëpinë e tyre, në një ceremoni intime dhe mund të themi se dukeshin më të lumtur se kurrë.

Rita ishte ajo që mori hapin e madh dhe i propozoi bashkëshortit. “Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” menjëherë”, u shpreh regjisori.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 2018 në një festë barbecue që Taika zhvilloi në shtëpinë e tij në Los Angeles. Në vitin 2021, ata xhiruan në Australi dhe nisën të dilnin bashkë. Rita ishte e sigurt se Taika ishte burri i saj i ëndrrave, ndaj gjatë verës së vitit 2022, ajo i bëri pyetjen e madhe.

Çifti ishte me pushime në Palm Springs dhe pas disa javëve, më 4 gusht, planifikuan dasmën në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
Asokohe, mediat raportuan se dasma u zhvillua në Londër apo në Francë, por jo, këto zëra s’ishin aspak të vërtetë. Dasma u bë në shtëpinë e tyre, më një grup të vogël miqsh.

E gjithë dasma u planifikua dhe u bë për 2 javë. “Ishin thjesht 8 njerëz me ne, miq të ngushtë, familjarët dhe prindërit në Zoom”, tha Taika dhe theksoi se miku i tij i ngushtë, Jemaine Clement fluturoi nga Zelanda e Re për të qenë prezent në ceremoni.

Fustani i Ritës ishte nga dizenjuesi i saj i preferuar, Tom Ford dhe bizhuteritë nga Lorraine Schëartz.
“Tom Ford është një prej dizajnerëve (të modës) të mi të preferuar dhe njeriu i preferuar në përgjithësi. Ai është tani një prej miqve të mi të ngushtë, që e adhuroj dhe admiroj shumë. Të martohesha me këtë fustan ishte një ëndërr e bërë realitet”.


Rita tregoi se meqë dasma s’ishte e planifikuar, s’ishte e sigurt nëse do ta gjente fustanin perfekt.“Shkova në dyqanin e Tom Ford dhe ata kishin fustanin perfekt, në masën time. Nuk kishte nevojë për ndryshime. Sinqerisht, ishte e shkruar dhe kjo më bëri shumë të lumtur”.

Ceremonia e tyre ishte e thjeshtë dhe shumë simbolika. Rita vendosi perlat me të cilat e ëma e saj ishte martuar dhe e motra, Elena ia vendosi byrzylykyn në kyçin e dorës.

“Motra më çoi drejt altarit dhe ishte vërtetë e thjeshtë, e bukur, e qetë, private dhe argëtuese”, tha këngëtarja, referuar ceremonisë.
Si surprizë në ceremoni u paraqit edhe një performues, i veshur si ikoniku Elvis Presley.

Ndërsa bëjnë një rezyme, Rita dhe Taika s’e besojnë që ka kaluar një vit dhe ndihen shumë të lumtur dhe të bekuar me njëri-tjetrin.

Disa foto të tjera nga ceremonia? E dimë që i do!












Dhee tortaa *.*

Artikuj të sugjeruar: