
E dimë që të ndodh shpesh që të bësh ndonjë llogari se sa do shpenzosh për pushime dhe shpeshherë, shpenzimet i kalojnë (ose jo) buxhetin tënd, ndaj për një ide me të qartë se sa shpenzojnë shqiptarët për pushime, ne i pyetëm dhe ata na e thanë:
“Rreth 3,000 euro për 2 javë me familjen”
“4.2 milionë për 3 persona)
“5,000 euro, familje me 4 pjesëtarë, për 2 javë në Shqipëri”
“5,500 euro çifti në Turqi”
“Për 1 javë, 3,000 euro. Jemi familje me 3 anëtarë”
“1,000 euro çifti në Greqi”
“7,000 euro për 7 ditë”
“2,200 euro për 9 ditë”
“1,000 euro në total”
“Rreth 2,000 euro, të cilat i mbledh për 4-5 muaj”
“4,000 euro për një javë. Familje me 3 persona”
“Planifikoj të shpenzoj 5,000 euro në shtator, në Kaliforni”
“1,000 euro”
“4,000 euro”
“Rreth 2,000 euro për 2 javë në jug të Francës”
“200-400 euro”
“6,000 euro në Itali”
“1,000 për 4 ditë në Ksamil”
“Familjarisht, unë, burri dhe 2 fëmijë, na shkon çdo verë diku te 2-2,500 euro, si jashtë vendit, si në Shqipëri”
“8 persona me 2,000 euro në Durrës”
“Vjet kam shpenzuar 1,5 milionë në Himarë. 3 veta për 10 ditë”
“Zakonisht, 1,500 euro për 10 ditë në Greqi. Jemi 4 persona”
“25,000 lekë për 3 ditë”
“1,500 euro për 1 javë në Santorini”
“Për një fundjavë në jug, minimumi që shpenzoj është 500 euro”
“3,500 euro në Austri, Çeki, Poloni, Lituani, Estoni. U nisa me makinë në qershor nga Italia”