Flokët

E vëmë me bast qe nuk e mbani mend Margot Robbie-n brune

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2023

E vëmë me bast qe nuk e mbani mend Margot Robbie-n brune

E pamundur që Margot Robbie të ketë qenë gjë tjetër veçse bionde! Në vorbullën e suksesit të kukullës ikonike “Barbie” dhe namit që filmi po bën në të gjitha kinematë e botës, duhet t’i thërrasim memories për të rikujtuar Margot Robbie-n brune. Me flokë në nuancë platini për rolin e Harley Quinn ose me kaçurrelat ikonike në rolin e mbretëreshës Elizabeth 1 tek ““Mary Queen of Scots”, e kujtoni dot?

Biondja ikonike e Barbie, ka jetuar edhe në një tjetër epokë, atë të brunes së ëmbël falë roleve që i është dashur të interpretojë gjatë karrierës së saj.

E vëmë me bast qe nuk e mbani mend Margot Robbie-n brune

Aktorja u shfaq brune në tapetin e kuq të Met Gala, por u rikthye si bionde e përjetshme, vetëm dy muaj më pas.

E vëmë me bast qe nuk e mbani mend Margot Robbie-n brune

Por, ka dhe një “kleçkë” të vogël që fshihet pas brunes së Robbie-t. “Ka shumë vite që më thonë se dukem si kolegia ime, Emma Mackey. Nuk jemi dhe aq të ngjashme, sidomos kur ajo i mban flokët  gështenjë dhe unë biondë.” Kur Robbie dhe Mackey kanë flokë brunë njëherësh, ne mund të vëmë bast që duken të paktën si motra.

E vëmë me bast qe nuk e mbani mend Margot Robbie-n brune

Tani që Robbie ka luajtur vetë Barbie-n, ajo është sinonim i biondes 100%. Por, mos gaboni: modelet e shumta të flokëve që aktorja ka mbajtur nëpër filma janë kryesisht paruke.