Filmi “Barbie” ka kaluar shifrën prej 1 miliard dollarësh në shitjen globale të biletave, që nga dalja e filmit në kinema më shumë se dy javë më parë. Me këtë sukses, regjisorja Greta Gerwig ka thyer një rekord për regjisoret gra që më parë mbahej nga regjisorja e “Wonder Woman”, Patty Jenkins.
Warner Bros Pictures njoftoi të dielën se filmi grumbulloi 459 milionë dollarë nga kinematë e Amerikës së Veriut dhe 572.1 milionë dollarë të tjera jashtë shtetit gjatë fundjavës – një total prej $1.0315 miliardë.
Me regji nga Greta Gerwig, me aktorët Margot Robbie dhe Ryan Gosling si Barbie dhe Ken, filmi dërgon kukullën e famshme në një aventurë në botën reale.

Në historinë moderne të shitjes së biletave, vetëm 53 filma kanë fituar mbi 1 miliard dollarë, pa llogaritur inflacionin. Tre filma që kanë bashkë-regjisore gra janë ende përpara Barbie, duke përfshirë “Frozen” ($1.3 miliardë) dhe “Frozen 2” ($1.45 miliardë), të dy me bashkë-regjisore Jennifer Lee dhe “Captain Marvel” ($1.1 miliardë), me bashkë-regjisore Anna Boden.
“Oppenheimer” ka grumbulluar 552 milionë dollarë në mbarë botën. Në vetëm tre javë, filmi biografik për J Robert Oppenheimer me Cillian Murphy është bërë filmi r-rated (jo i përshtatshëm për t'u parë nga fëmijët) me fitimin më të lartë të vitit.
“Oppenheimer” është tani në mesin biografive më fitimprurëse në histori.
- Thonjtë Barbiecore do i shihni kudo,10 modele gati për ju
- E vëmë me bast qe nuk e mbani mend Margot Robbie-n brune
- ‘Baluket e Barbie’ kanë fiksuar TikTok-un dhe pritet të kthehen në trend
- Trendi i Barbie-t shkon në tjetër nivel: arkivole rozë!
- Ja dieta që ndoqi Margot Robbie për rolin e Barbie-t
- Pse shumë çifte u ndanë pasi panë filmin “Barbie”?
- Teoria virale në TikTok shpjegon pse Barbie s’e ka qejf Ken
- Pse fundi i filmit ‘Barbie’ ka kaq shumë rëndësi për shëndetin e grave