Celebrity Style

Mbajini shënim që tani këpucët e Emily Ratajkowski, sepse do i veshim në vjeshtë-dimër

Shkruar nga Anabel

7 Gusht 2023

Mbajini shënim që tani këpucët e Emily Ratajkowski, sepse do

Emily Ratajkowski është mbretëresha e veshjes së fustaneve me këpucë dhe me këpucë e kemi fjalën për çizme. Vërtet që kombinimi i fundit i EmRata-s nuk është ndonjë risi e madhe, megjithatë na tregon se çfarë të presim këtë vjeshtë.

Mbajini shënim që tani këpucët e Emily Ratajkowski, sepse do

Jo pak herë vajzat e famshme janë parë duke kombinuar fustane me çizme me takë në gjatësi deri te gjuri. Fustani i bën çizmet të duken më të pranueshme për verën.

Mbajini shënim që tani këpucët e Emily Ratajkowski, sepse do
REFORMATION - Liana Dress

Çizmet te gjuri kanë qenë stili i preferuar në dy sezonet e fundit dhe madje kanë tejkaluar popullaritetin e çizmeve mbi gju apo atyre te kyçi i këmbs.

Duke qenë se njerëzit i kanë përqafuar këtë stil edhe gjatë verës, mund ta vendosni që tani se cili është stili i këpucëve që do të vishni në vjeshtë/dimër.