Arti i kuzhinës është goxha i vjetër, edhe pse për një kohë të gjatë ka qenë histori e eksperiencave të jetuara dhe transmetuara verbalisht pa asnjë provë në letër. Për këtë tortë, u desh të pritej deri në vitin 1653 që të zbulohej receta e vërtetë e shkruar për këtë ëmbëlsirë.
Quhet torta Linzer dhe është themeli i traditës austriake, jo vetëm për shijen, por për historinë shumëvjeçare të origjinës që e bën atë tortën me recetën më antike në botë.
Si duket torta Linzer
Për sa i përket imazhit, ajo është e ngjashme me atë të një torte të thjeshtë, me bazë krostata dhe mbushje reçeli. Kjo e fundit mund të jetë me kumbulla, kajsi, rrush pa fara ose fruta të kuqe, ndërsa pjesët anësore të tortës zbukurohen me bajame të prera. Ndër përbërësit e saj, krostata kërkon edhe lajthi të thekura dhe aroma të ndryshme për të forcuar shijen, duke përfshirë vaniljen, kanellën dhe karafilin.
Receta e tortës
Përbërësit:
500 g gjalpë
250 g sheqer pluhur
5 vezë
1 lugë kripë
120 gr arra të grira
450 gr lajthi te pjekura dhe te grira
330 g miell
1 lugë çaji kanellë
reçel rrush pa fara
Përgatitja:
Gjalpi, sheqeri, vezët dhe bajamet bashkohen në një tas, së bashku me përbërësit e tjerë të recetës. Brumi lihet të pushojë në një vend të freskët. Më pas dy të tretat e brumit vendosen në një formë keku dhe lyhen me reçel rrush pa fara. Një rrjetë shtresë brumi vihet mbi tortë dhe më pas futen në furrë me 180 gradë për 45 minuta.