Celebrity

Shtyu me një orë koncertin, Beyoncé paguan biletat e trenit të fansave

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2023

Shtyu me një orë koncertin, Beyoncé paguan biletat e trenit

Beyoncé u sigurua që fansat e saj të ktheheshin të sigurt në shtëpi pas vonesës me një orë të koncertit në Maryland. Këngëtarja pagoi 100 mijë dollarë për të mbajtur hapur 98 stacionet e metrove të qytetit deri vonë.

Për shkak të motit të keq dhe stuhive, nisja e koncertit u vonua përtej orarit të parashikuar, ndaj kthimi në shtëpi i fansave që kishin zgjedhur transportin publik mund të vihej në pikëpyetje.

Shtyu me një orë koncertin, Beyoncé paguan biletat e trenit

Sipas Us Magazine, fansat e këngëtares kishin sfiduar kushtet atmosferike vetëm që të shihnin nga afër performancën në skenën e stadiumit në Maryland. Por, situata doli jashtë kontrollit kur moti me stuhi dhe erëra të forta e vështirësoi situatën.

Shtyu me një orë koncertin, Beyoncé paguan biletat e trenit

Pas gjestit, fansat e Beyoncé-s nuk i kursyen falënderimet për veprimin e papritur të këngëtares.