Celebrity

Thuhet se pas tradhtisë, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë dhënë fund martesës

Shkruar nga Anabel

8 Gusht 2023

Thuhet se pas tradhtisë, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë
Getty

 
Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë ndarë, duke i dhënë fund martesës 11-vjeçare, thonë burimet për Us Weekly. Divorci vjen pas lajmeve se Benjamin e tradhtoi aktoren me aktivisten Camille Étienne.

Thuhet se pas tradhtisë, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë
Getty

Në paraqitjet e fundit, Portman s’e ka vendosur unazën e saj të martesës, madje as për përvjetorin e martesës së tyre.
 
Disa muaj më parë, burime të ndryshme pohuan se çifti u nda vitin e kaluar, por sërish ia dolën që ta rregullonin marrëdhënien. Por, martesa e tyre është hasur sërish me probleme, pasi Benjamin ka kaluar shuumë kohë me aktivisten Camille Étienne.

Thuhet se pas tradhtisë, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë
Instagram

Burimi në fjalë tha se: “Ata nuk janë ndarë, por po përpiqen ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë. Ben po bën gjithçka ka në dorë që Natalie ta falë, pasi e do atë dhe familjen”.

Thuhet se pas tradhtisë, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë
Getty

Gjithashtu, burimi shtoi se aktorja është super private dhe fokusi kryesor për momentin është mbrojtja e fëmijëve nga një skandal i mundshëm.
 
Të tjera burime bënë me dije se në fakt nuk ishte dhe aq sekret që Portman dhe i shoqi kanë probleme në çift dhe kjo u vu re në setin e filmit “May December”, ku për 23 ditë, njerëzit në set dëshmuan se dyshja është përballur me sfida. Gjithashtu, edhe në ‘Festivalin e Filmit’ në Kanë, sërish zërat qarkulluan dhe thanë se çifti vijon të ketë probleme.
 
“Në fillim të marsit, ylli i “Star Wars” zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua më të re”, shkroi revista "Voici" dhe theksoi se Benjamin dhe Camille shkonin në zyrë me një diferencë prej 10 minutash dhe qëndronin brenda për rreth 2 orë. 

Thuhet se pas tradhtisë, Natalie Portman dhe Benjamin Millepied i kanë
WireImages

Camille është një emër i njohur në fushën e aktivizmit dhe së bashku me Greta Thunberg kanë krijuar disa filma të shkurtër për mjedisin, si dhe kanë shkruar librin “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Poëerlessness”. Ajo është cilësuar nga “Vanity Fair” si një prej 50 grave që dhanë kontribut të madh në vitin 2020.
 
Nga ana tjetër, Natalie dhe Benjamin u njohën në filmin “Black Swan” në vitin 2019, kur ai krijoi koreografinë. Më pas, u fejuan në vitin 2010 dhe dy vite më vonë u martuan. Ata kanë edhe dy fëmijë, Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 6 vjeç.