Beje Vete

Mos i hidhni shishet e verës dhe shampanjës! Ja një super ide se ç’mund të bëni me to

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2023

Mos i hidhni shishet e verës dhe shampanjës! Ja një super ide se 
TikTok-u ka një ide të re dhe unike për shishet e vjetra të shampanjës dhe verës. Sipas përdoruesve të TikTok, ato mund të kthehen në elemente dekorative dhe chic për shtëpinë tuaj.

Sipas njerëzve në rrjetin social, duhet t’i japim një jetë të re dhe të riciklojmë shishet e përdorura të verës dhe shampanjës, për të shmangur ndotjen e mjedisit, por edhe për të bërë diçka unike në shtëpinë tonë.

Për të bërë një vepër të re arti, mjafton të thyeni një shishe vere ose shampanje dhe të krijoni copëza të ndryshme dekorative, rezinë dhe një kornizë që ta vendosni. Mund të zgjidhni që ta lyeni me ngjyra për ta kombinuar më mirë me ambientin tuaj.
 
Deri më tani #champagneart në TikTok ka marrë rreth 37.5 milionë shikime dhe njerëzit e cilësojnë si një truk të thjeshtë dhe të lezetshme.

@izzzysofia Have had this empty bottle hanging around the apartment for over a year, thank you @The Gooch for sharing this creative (and totally safe…) idea to keep it forever! #bottleart #veuveclicquot #glassart ? Dancing In The Moonlight - ???

Nëse keni shumë shishe dhe s’dini ç’të bëni, nuk është e thënë që t’i përdorni të gjitha. Zgjidhni njërën që ju ka shoqëruar në një moment të rëndësishëm të jetës suaj dhe bëni diçka të bukur, që sa herë ta shihni, t’ju rikujtohen çastet e bukura.