Celebrity

Pas ish-balerinave, edhe 6 persona të tjerë ngrenë akuza ndaj Lizzo-s

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2023

 

Pas ish-balerinave, edhe 6 persona të tjerë ngrenë akuza ndaj
Getty Images


Lizzo ka marrë të gjithë vëmendjen e medias dhe internetit dhe jo për diçka pozitive. Që pas akuzave të 3 ish-balerinave për sjellje të papërshtatshme, ngacmime seksuale dhe krijimin e një ambienti toksik pune, të tjerë njerëz pretendojnë se këngëtarja i ka ngacmuar seksualisht dhe nuk i ka paguar.

Pas ish-balerinave, edhe 6 persona të tjerë ngrenë akuza ndaj
Getty Images


Burime për Page Six konfirmuan se të tjera padi, nga 6 persona të cilët pretendojnë se kanë përjetuar “histori të ngjashme” gjatë punës me yllin e pop-it, kanë thënë se Lizzo ka bërë sjellje seksuale të pahijshme ndaj tyre.
 
Avokati Ron Zambrano tha se firma e tij ligjore ka analizuar ish-balerinat që kanë punuar me Lizzo-n në turneun e saj dhe u shpreh se ato “kanë folur me guxim dhe kanë rrëfyer përvojat e tyre, duke inkurajuar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë”.
 
Përpos ngacmimeve seksuale, një tjetër akuzë është edhe mospagesa e punonjësve, shtoi avokati.

Pas ish-balerinave, edhe 6 persona të tjerë ngrenë akuza ndaj
 
Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë 3 ish-balerinat që treguan se ç’ndodhte në prapaskenë dhe ngritën padinë ndaj Lizzo-s.

Padia pretendon ishin "të detyruara të duronin sjellje denigruese seksuale" dhe "u vunë në presion për të marrë pjesë në shfaqje shqetësuese seksi" midis viteve 2021 dhe 2023.

Thuhet se një nga balerinat, Arianna Davis, ishte nxitur nga këngëtarja që të "prekte gjoksin e një interpretueseje nudo" kur ishin në një klub në Red Light District në Amsterdam në shkurt. Nga frika e hakmarrjes, thuhet se ajo pranoi, ndonëse e kishte shprehur shumë herë se nuk kishte dëshirë ta prekte.

Pas ish-balerinave, edhe 6 persona të tjerë ngrenë akuza ndaj
Getty Images

Një tjetër ish-balerinë pretendon se roli i saj në ekip u vu në pikëpyetje nga këngëtarja, e cila shprehu shqetësime “të fshehta” për “shtimin në peshë” të balerinës dhe i ushtroi asaj presion për “të shpjeguar peshën e saj” si edhe të zbulojë detaje intime personale.

Për më tepër, padia pretendon se drejtuesja e ekipit të vallëzimit, Shirlene Quigley, i nxiti bindjet e saj të krishtera te balerinët dhe u tall me ata që kryenin marrëdhënie seksuale paramartesore. Ajo akuzohet gjithashtu se ka diskutuar hapur për virgjërinë e një prej ish-balerinave.

Pas ish-balerinave, edhe 6 persona të tjerë ngrenë akuza ndaj

Në padi thuhet se anëtarët me ngjyrë të trupës së kërcimit janë "trajtuar ndryshe" nga të tjerët. Ata u akuzuan se ishin "dembelë, joprofesionistë dhe kishin qëndrime të këqija" - padia pretendon se këto janë komente që përdoren shpesh "për të nënçmuar dhe dekurajuar" njerëzit me ngjyrë.

Paditëset gjithashtu pretendojnë se Lizzo dhe ekipi i saj nuk i kanë paguar në mënyrë të drejtë gjatë turneut europian të Lizzo-s. Ato pohojnë se u është ofruar vetëm 25% e pagës javore gjatë kohës që nuk performonin në turne, ndërsa interpretuesit e tjerë morën 50% dhe ato gjithashtu pretendojnë se u ishte thënë të mos punonin në projekte të tjera gjatë turneut.

Artikuj të sugjeruar: