Sa herë keni thënë “të fiken dritat” e dini se është koha për të fjetur. E dimë se mbajtja ndezur e dritave dëmton seriozisht cilësinë e gjumit, por nuk e dinim që edhe ngjyra e mureve me të cilën keni lyer dhomën ndikon në cilësinë e një gjumi të mirë. Të jesh i/e rrethuar nga ngjyrat e gabuara ndikon në gjendjen tuaj dhe direkt në cilësinë e gjumit. Ja tri ngjyrat që duhte të zgjidhni për të shijuar një super fjetje.
Ngjyra blu
Bluja është ngjyra më e mirë për dhomën tuaj të gjumit, por jo ajo e theksuara. Jo vetëm pse është nuancë e lehtë, por tonet blu priren të kenë më shumë efekte qetësuese në tru, siç tregohet në një studim të pesë viteve më parë të Qendrës Nacionale të Bioteknologjisë në SHBA.
E gjelbër
E gjelbra mund t’ju kujtojë natyrën, çfarë mund të sjellë një gjendje relaksuese. Për shumë njerëz, jeshilja është një ngjyrë harmonizuese dhe freskuese, njëherësh.
E verdhë
Kjo ngjyrë jep ndjesinë e lumturisë sapo ju zgjoheni nga gjumi. Nuk ju nxit që të flini shpesh, por për shkak të ndjesisë së haresë që përcjell, e verdha duhet të jetë një zgjedhje për muret e dhomës suaj.
Ngjyrat më të këqija të dhomës që ndikojnë gjumin tuaj
Ngjyrat tepër të ndezura duhet të shmangen në dhomat e gjumit. Këtu përfshihen e kuqja dhe portokallia e fortë, të cilat konsiderohen si nuanca energjike. Ngjyrat rozë dhe vjollcë të ndritshme ose neoni mund të jenë stimuluese kur jeni duke u shtrirë për të fjetur. Grija e errët dhe ngjyra kafe nuk rekomandohen sepse mund të ngjallin ndjenja pasigurie.
Nëse jeni duke menduar për të lyer dhomën tuaj të gjumit, kujdesuni që të zgjidhni nuanca jo të forta.