Kinema & TV

Ky shtet ndalon filmin ‘Barbie’ sepse ‘promovon homoseksualitetin’

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2023

Ky shtet ndalon filmin ‘Barbie’ sepse ‘promovon

Pas Oppenheimer që u ndalua të shfaqej në Japoni, tani është radha e filmit “Barbie”.

Ministri i Kulturës së Libanit vendosi të ndalojë filmin “Barbie” që të shfaqet në kinema me pretendimin se ky produksion “promovon homoseksualitetin” dhe bie ndesh me vlerat fetare. Ministri Mohammad Mortada tha se “Barbie” promovon “transformimin seksual” dhe “kundërshton vlerat e besimit dhe moralit” duke zvogëluar rëndësinë e familjes.

Ky shtet ndalon filmin ‘Barbie’ sepse ‘promovon

Kuvajti ndoqi hapat e Libanit për të njëjtën çështje, duke thënë se kishte ndaluar shfaqjen e "Barbie-t" dhe filmit horror "Talk to Me" për të mbrojtur "etikën publike dhe traditat sociale", tha agjencia shtetërore e lajmeve.

Libani ishte vendi i parë arab që organizoi javën e homoseksualëve në vitin 2017, duke u kthyer në një strehë të sigurt për komunitetin LGBT në Lindjen e Mesme. Por, çështja është vënë në fokus kohët e fundit, duke ndezur tensione. Mawlawi vitin e kaluar mori një vendim për të ndaluar ngjarjet që promovojnë “çoroditje seksuale” në Liban, çka u referohet tubimeve ndaj LGBT.

Ky shtet ndalon filmin ‘Barbie’ sepse ‘promovon

“Barbie”, filmi që ka kapur shifrën një miliard dollarë fitime nga shitjet e biletave në mbarë botën tregon për një aventurë të kukullës në botën reale, që ka “ndezur” interesin e audiencës kudo.