Flokët

Modeli i ri i flokëve të Emma Stone është thjesht i përsosur

Shkruar nga Anabel

10 Gusht 2023

Modeli i ri i flokëve të Emma Stone është thjesht i

Po prisni një Emma Stone kokëkuqe? Jo, nuk bëhet fjalë! Aktorja ka hequr dorë nga efekti brun dhe flokë të kuqe në pamjen e saj, duke bërë një super ndryshim. Bjonde e fortë dhe me prerje bob asimetrike, Stone duket yll me këtë model të ri flokësh. 

Ndoshta, efekti Barbiecore e ka tunduar atë që të bëjë ndryshimin drastik në pamje, duke hequr dorë nga pamja prej bruneje në një super kapërcim si bionde 100%.

Modeli i ri i flokëve të Emma Stone është thjesht i

Ndryshimi i ngjyrës, shpesh sjell edhe ndryshimin e gjatësisë, ndaj Stone i ka besuar parukieres personale edhe shkurtimin e gjatësisë së flokëve me disa centimetra duke na prezantuar përmes fotove me një model të ri.

Modeli i ri i flokëve të Emma Stone është thjesht i

Edhe goca të tjera të famshme i janë bashkuar këtij trendi. Për më shumë ide, klikoni artikujt e mëposhtëm: