Celebrity

U dënua 10 vjet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion! Tory Lanez: ‘Refuzoj të kërkoj falje’

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2023

U dënua 10 vjet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion! Tory Lanez:

Tory Lanez theu heshtjen pasu u dënua me 10 vjet burg si i shpallur fajtor për sulmin me armë zjarri ndaj Megan Thee Stallion në vitin 2020.

Në një letër drejtuar fansave të tij të enjten, reperi tha se ai ta mbronte gjithmonë pafajësinë e tij, duke shtuar: "Unë refuzoj të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë.”

“Nuk kam lejuar kurrë që një kohë e vështirë të më frikësojë. Nuk do të lejoj kurrë që asnjë burg të më eliminojë. Pavarësisht se si përpiqen t'i kthejnë fjalët e mia, unë gjithmonë e kam mbrojtur pafajësinë time dhe do ta bëj gjithmonë,” shkroi ai.

“Këtë javë në gjykatë mora përgjegjësinë për të gjitha momentet verbale dhe intime që pata me palët e përfshira…kaq.”

“Në asnjë mënyrë nuk kërkova falje për akuzat për të cilat jam dënuar gabimisht. Refuzoj të kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë,” shtoi ai.

U dënua 10 vjet për sulmin ndaj Megan Thee Stallion! Tory Lanez:

Në gjykatë, Megan dëshmoi se u konfliktua me Lanez për marrëdhënien e tyre të mëparshme seksuale. Sherri u përshkallëzua dhe pas kësaj, ata nisën të fyenin karrierën e njëri-tjetrit. Ajo tha se kërkoi që ta linin të dilte nga makina, por në atë moment Lanez filloi të qëllonte në tokë dhe i bërtiste asaj që të kërcente.

Sulmi me armë ndodhi në korrik 2020, teksa reperët, truproja e Lanez dhe ish-shoqja e Megan-it, Kelsey Harris, u larguan nga një festë në shtëpinë e Kylie Jenner.

Avokatët e reperit sugjerojnë se Harris mund të ketë qëlluar shoqen e saj pasi zbuloi lidhjen e mëparshme mes tyre, sepse ajo ishte "e dashuruar" me Tory-n dhe ishte xheloze. Zonja Harris e mohoi këtë. Megjithatë, në dëshminë e saj, ajo u tërhoq nga deklaratat e mëparshme ku shprehej se Lanez ishte ai që qëlloi, por tha se nuk e pa se kush e qëlloi Megan-in.

Në prill, këngëtarja e “Savage” foli për ngjarjen në një ese për Elle. “Teksa reflektoj për tre vitet e fundit, e shoh veten si një të mbijetuar, sepse me të vërtetë i kam mbijetuar të paimagjinueshmes,” shkroi Megan asokohe.