Celebrity

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2023

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Ajo ndjesia tipike që je ulur për vite me radhë në të njëjtën tavolinë me një mik ose koleg tëndin, pa e ditur që ai/ajo ka një binjak që e ka fshehur prej teje. E njëjta gjë vlen edhe për personazhet e njohur.

Ky nuk është rasti i binjakeve të famshme si motrat Mary Kate dhe Ashley Olsen, vëllezërit Sprous. Lista mund të jetë më e gjatë, por që supermodelja Gisele Bündchen ka një motër binjake, ky po është një zbulim.

Përmes fotove dhe pak nga historia e tyre, ne ju prezantojmë me tetë VIP-at dhe binjakët e tyre:

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Gisele & Patricia Bündchen

Bota e njeh Gisele Bündchen për shumë gjëra, nga kopertinat e revistave tek shfaqjet në pasarelë si supermodele, e një nga më të suksesshmet e viteve 2000. Por, jo shumë e dinë që pas shkëlqimit të saj, qëndron edhe një motër binjake që quhet Patricia. Gisele e thërret me dashuri Pati.  Ajo është menaxhere dhe mbikëqyr gjithçka që lidhet me axhendën e një  supermodeleje.

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Laverne Cox & M Lamar

Aktorja amerikane Laverne Cox ka interpretuar në serialin “Orange is New Black” që është shfaqur në Netflix. Por, kur ajo vendosi të mos debutojë më me këtë rol, në lojë u fut i vëllai i saj binjak, M Lamar. Kompozitor, muzikant dhe ikonë e stilit goth, ai interpretoi personazhin e motrës së tij, Sophia Burset në dy skena. M Lamar u shfaq edhe në reality show-n “Claim to Fame”, por u eliminua shpejt në episodin e tretë kur u zbulua nga një i afërm i tyre.

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Scarlett & Hunter Johansson

Scarlett Johansson e ka prezantuar disa herë të vëllanë e saj binjak Hunter, gjatë parakalimit në tapetin e kuq, por edhe në ngjarje të tjera të rëndësishme. Por, kush është ai? Njësoj si e motra, Hunter është i lidhur me politikën dhe bamirësinë, duke shërbyer në fushatën e rizgjedhjes së Presidentit Obama. Aktualisht, ai është CEO dhe themelues i “Solar Responders”, një organizatë jofitimprurëse që shpëton jetë përmes energjisë së rinovueshme.

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Rami & Sami Malek

Rami Malek e ka prezantuar vëllanë e tij binjak Sami në disa shfaqje dhe angazhime publike,  por ndryshe nga Scarlett dhe Hunter, vëllezërit Malek janë identikë. Sami, një nga mbështetësit më të mëdhenj të aktorit Rami, është mësues i gjuhës së shenjave në Los Angeles.

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Ashton dhe Michael Kutcher

Ashton Kutcher është mbështetësi më i madh i vëllait të tij binjak, Michael. Ky i fundit ka pësuar paralizë cerebrale që në moshë të vogël dhe jeton me këtë sëmundje prej shumë vitesh. Përvoja jetësore e Michael me sëmundjen e shndërroi atë në një folës publik për fondacionet e Paralizës Cerebrale dhe Donate Life. Duke ndarë historinë e tij me Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe  Institutin Kombëtar Amerikan të Shëndetit, Ashton ka qenë aty për të mbështetur arritjet e vëllait të tij gjatë gjithë rrugëtimit.  

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Vin Diesel dhe Paul Sinclair Vincent

Vëllai binjak i Vin Diesel nuk pati kurrë një emër publik. Paul Sinclair Vincent është binjaku i Vin Diesel edhe pse jo me një ngjashmëri identike tiparesh. Aktori Diesel punoi si teknik i zërit në filmin “Multi-Facial” në vitin 1995, në të cilin interpretoi edhe vëllai i tij. Tashmë, i distancuar nga industria e filmit dhe argëtimit, aktori është fokusuar tek familja dhe fëmijët e tij.

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Noah dhe Chloe Schnapp

Noah Schnapp njihet për interpretimin në serialin “Stranger Things”, ndërsa Chloe Schanpp për TikTok-un e saj. Binjaku i Chloe-s shfaqet rregullisht në profilin e saj, kur ajo nuk është duke bërë video kërcimi apo vlog me miqtë. Ajo gjithashtu shfaqet në rrjetet sociale të Noah përmes fotove të reja.

8 VIP-a që kanë motër/vëlla binjak dhe ndoshta nuk e dini

Aaron Carter dhe Angel Carter Conrad

Vëllai i yllit të Backstreet Boys, i ndjeri Aaron Carter dhe motra binjake e këtij të fundit, Angel Carter Conrad interpretuan bashkë në një show televiziv në vitin 2006 të quajtur “House of Carters”. Shfaqja zgjati vetëm një sezon. Të dy binjakët thuhet se kishin një marrëdhënie jo të lehtë, por pas vdekjes së Aaron, e motra binjake është angazhuar publikisht për të mbrojtur më shumë shëndetin mendor të fëmijëve.