Femijë

Studimi: Veshjet e fëmijëve mund të kenë kimikate toksike! Ja si të veproni

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2023

Studimi: Veshjet e fëmijëve mund të kenë kimikate toksike!

Gjetja e veshjeve për fëmijët është një “mision”! Kalimi nga dyqani në dyqan për të gjetur koleksionin për sezonin e ardhshëm, tek veshjet e përditshme apo ato për raste të veçanta është angazhim i çdo prindi. Por, një detaj për veshjet e fëmijëve që ka zbuluar autorja Alden Wicker në librin e fundit “To Dye For”, mund të shqetësojë shumë prindër kur ata të kuptojnë se në veshjet e fëmijëve mund të ketë toksina që ndikojnë direkt në shëndetin e të vegjëlve të tyre.

Detajet dalin pas një investigimi të detajuar ku autorja Wicker eksploron përdorimin e parregullt të kimikateve toksike në prodhimin e tekstileve në veshje dhe dëmin që mund të shkaktojnë tek fëmijët.

Studimi: Veshjet e fëmijëve mund të kenë kimikate toksike!

Çfarë është gjetur në veshjet e fëmijëve?

Në zbulimet e saj tronditëse, Wicker rendit dhjetëra kimikate toksike që janë gjetur tek veshjet, duke filluar nga etoksilatet dhe ngjyrat sintetike azo, kimikatet si formaldehidi dhe substancat si polifluoroalkili, që janë të njohura për ndikimin në sëmundjen e kancerit dhe imunitetit. Ndërsa, shumë prindër janë mësuar të kontrollojnë shishet e ujit dhe sendet e tjera shtëpiake për gjëra të tilla si bisphenol A (BPA), përmes hulumtimit të Wicker ne shohim se këto kimikate gjenden kudo, nga uniformat e shkollës deri tek shtrati ku flemë.

Ekspozimet kimike toksike mund të kenë pasoja gjatë gjithë jetës

Shumë prej nesh mund ta marrin si të mirëqenë se një sërë kimikatesh dhe materialesh sintetike nevojiten për të krijuar veshjet që mbajmë në trup çdo ditë, përdorimi i parregullt i këtyre kimikateve të veçanta toksike është shqetësues veçanërisht kur përdoret për të prodhuar veshje për fëmijë.

Autorja Wicker vëren se një nga ankesat më të shpeshta që ka dëgjuar nga prindërit është ajo e skuqjes dhe ekzemat tek fëmijët e tyre.

Studimi: Veshjet e fëmijëve mund të kenë kimikate toksike!

"Fëmijët janë absolutisht në një rrezik më të lartë. Trupi i tyre është më i vogël, kështu që duhet një dozë shumë më e ulët për të pasur efekt. Plus, ata priren të zvarriten në çdo pluhur shtëpie që keni dhe pastaj t’i fusin gjërat në gojë”, u shpreh Wicker.

Dr. Braun vëren se ekspozimi ndaj kimikateve toksike, veçanërisht ftalateve, mund të prekë fëmijët edhe para se të lindin. Duke bashkëpunuar me kolegët për të analizuar gjashtëmbëdhjetë studime të ndryshme që eksplorojnë efektet anësore të ekspozimit ndaj ftalateve, Dr. Braun së fundmi zbuloi pasoja shqetësuese për nënat shtatzëna.

“Ka prova të konsiderueshme që ekspozimi ndaj ftalateve gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e lindjes së parakohshme (lindje para javës së 37-të) me 12-16%,” thotë ai. Kur bëhet fjalë për ekspozimin e drejtpërdrejtë, Wicker vëren se kimikatet që ndikojnë hormonet mund të jenë veçanërisht të dëmshme për fëmijët e vegjël. “Duhet një sasi jashtëzakonisht e vogël për të ndërhyrë në zhvillimin e një fëmije dhe me pasoja të përjetshme".

Studimi: Veshjet e fëmijëve mund të kenë kimikate toksike!

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka në lëkurë shenja të alergjisë?

Zgjidhni veshje me fibra natyrale

Kur bëhet fjalë për materialet e përdorura në veshjet e fëmijëve, Wicker sugjeron që prindërit t'i përmbahen fibrave natyrale sa herë që është e mundur. "Gjëja më e mirë që prindërit mund të bëjnë është të blejnë veshje të bëra nga fibra natyrale si pambuku, liri sepse ato kanë tendencë të kenë më pak rreziqe", thotë ajo.  “Nëse fëmija juaj vuan nga skuqje në vendet ku ka rroba, provoni t'i vishni me veshje pambuku pa ngjyra dhe shihni ndryshimin”.

Veshje të përdorura

“Blerja e dorës së dytë mund të ndihmojë pasi kjo do të thotë se veshjet janë larë disa herë dhe ka pasur kohë për të hequr kimikatet apo përbërjet organike të paqëndrueshme”, thotë Wicker.

Zgjidhni markat që janë të përkushtuara ndaj sigurisë

Nëse vendosni të blini të reja për veshjet e fëmijës suaj, hulumtoni se cilat marka janë përkushtuar ndaj praktikave të sigurta të prodhimit. Wicker vëren se shumë marka të mëdha kanë programe të forta të menaxhimit kimik dhe mund të jenë një opsion i zgjuar për prindërit që kërkojnë veshje të sigurta për të vegjëlit e tyre.