Beje Vete

Mos i hidhni! 10+ mënyra si mund të përdorni pakot që gjenden te kutitë e këpucëve

Shkruar nga Anabel

14 Gusht 2023

Mos i hidhni! 10+ mënyra si mund të përdorni pakot që

Me siguri që këto paketa të vogla i keni gjetur tek kutitë e këpucëve të reja ose pakot e vitaminave. Janë paketa me xhelin e silicës(pakot gjenden brenda kutive të këpucëve, çantave, produkteve elektronike) dhe ato mund të gjejnë përdorim kudo ku lagështia është problem. Ruajini në një enë hermetike, larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpikake dhe gjeni si më poshtë 10+ mënyra të vlefshme se ku mund t’i përdorni këto pako.

Në kuzhinë

*Pakot e xhelit të silicës i ruajnë vitaminat nga dëmtimi për shkak të lagështisë. Vendoseni një pako të vogël në vendin ku ruani vitaminat, madje ruajini ato edhe pasi vitaminat të kenë mbaruar.

*Vendosni një paketë të vogël xheli në vendin ku mbani ushqimin e thatë, atë për kafshët dhe produktet krokante.

Në dollap

*Vendosni disa pako xheli silicë në pjesën e poshtme të rrobave tuaja. Kjo pengon thithjen e lagështirës nga rrobat ose peshqirët e lagur.

*Një paketë me xhel silicë do të ndihmojë në tharjen e këpucëve ose çizmeve të lagura.

Rreth shtëpisë

*Zvogëloni lagështinë në dritare duke vendosur një paketë nga xheli i silicës në pragun e dritares. (Mos harroni t'i mbani larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake).

*Ndihmoni në tharjen e një celulari jorezistent ndaj ujit duke e vendosur në një qese të mbyllur me disa pako xhel silicë.

*Mbroni dokumentet dhe fotot e rëndësishme nga lagështia me një paketë xhel silicë brenda kutisë ose vendit ku mbani dosjet tuaja.

Mos i hidhni! 10+ mënyra si mund të përdorni pakot që

*Kuti me kujtime prej letre nga fotot ose fletoret? Paketimet e xhelit silicë të vendosura në të njëjtën enë do të thithin lagështinë.

*Ruani paketat e xhelit silicë me mjetet tuaja për të ndihmuar në parandalimin dhe dëmtimet nga ndryshku.

*Vendosni disa paketa xheli në vendin ku ruani ilaçet. Paketat e xhelit silicë do të ndihmojnë në uljen e lagështirës.

*Mbani brisqet nga dëmtimi prej lagështirës duke i ruajtur në një enë të mbyllur me një paketë xhel silicë.

Mos i hidhni! 10+ mënyra si mund të përdorni pakot që

*Vendosja e disa pakove me xhel silicë midis panelit të kontrollit dhe xhamit të përparmë në makinë do të ndihmojë në minimizimin e avullit.

Kur udhëtoni

*Mbajini valixhet e thata, duke hedhur një paketë xhel silicë në secilën prej tyre.

*Hidhni disa pako xhel silicë në një qese nëse nuk mund ta thani kostumin e banjës përpara se ta paketoni.