Kendall Jenner dhe Bad Bunny u shfaqën së bashku në koncertin e Drake në Los Angeles dhe përfunduan duke ia bërë të qartë një stadiumi me njerëz se ata janë një çift që puthen në publik.
View this post on Instagram
Pamjet e publikuara nga fansat në rrjete socuale tregojnë Bad Bunny-n dhe Kendall-in që përqafohen, preken dhe puthen.
Bad Bunny and Kendall Jenner tonight??? pic.twitter.com/i71BOr9KBY
— Kendall & Benito (@kenitoarchive) August 14, 2023
Ata u fotografuan nga paparacët të kapur për dore pas shfaqjes.
Jenner dhe Bad Bunny u përfolën për romancën e tyre në shkurt. Të dy shpjeguan në intervista se pse preferojnë ta mbajnë lidhjen private.
“Unë e di se diçka do të dalë. E di që [njerëzit] do të thonë diçka. Njerëzit dinë gjithçka për mua, kështu që çfarë më mbetet për të mbrojtur? Jeta ime private, jeta ime personale," tha këngëtari për Rolling Stone.
Kur u pyet për thashethemet rreth marrëdhënies së tij me Jenner specifikisht, ai ripohoi dëshirën për të mbrojtur atë pjesë të jetës së tij. “Kjo është e vetmja përgjigje. Në fund të fundit, e vetmja gjë që kam është privatësia ime.”
Sa i përket Kendall-it, ajo i tha revistës WSJ se nuk kishte “asnjë koment” për Bunny. “Unë do të bëj gjithçka për t'i bërë gjërat sa më private që të jetë e mundur, sepse thjesht mendoj se kjo është mënyra më e shëndetshme për t'u marrë me marrëdhëniet gjithsesi.”
Mesa duket, kjo dëshira për ta mbajtur marrëdhënien private zgjati shumë pak.