Kush e ka parë filmin “Barbie” në fund të tij është ndeshur me një befasi! Shumë larg rozës dhe stereotipit të kukullës që jeton në Barbieland, protagonistja e filmit aktorja Margot Robbie shfaqet me një tjetër zgjedhje: fustan në ngjyrë të verdhë.
Ajo vendos të largohet nga bota e kukullës së famshme, për t’iu bashkuar botës reale teksa mban në trup një fustan në ngjyrë të verdhë, jo të theksuar, por të lehtë.
“Veshja e Barbie-t ka për qëllim të përfaqësojë ndryshimin”, shpjegon kostumografia e filmit, Jacqueline Durran. "Kjo skenë vendos për ndryshimin që po ndodh me Barbie-n, ndërsa ajo bëhet njeri dhe futet në botën reale”.
E verdha e stilistes Durran ishte një zgjedhje e qëllimshme, për të bërë kontrast me rozën e ndezur dhe dominuese thuajse në të gjitha veshjet e filmit. "Ne donim një të verdhë të butë dhe më pak pop. Kështu, ne e printuam të verdhën në një copë mëndafshi dhe për shkak edhe të prerjes, ajo ngjiti në trup. Kjo nuk është një karakteristikë e Barbie-t kur bëhet fjalë për modelin tipik, pasi prerjet për kukullën e famshme janë një linjë jo ngjitur pas trupit, por disi e lirshme”.
Veshja kompletohet edhe me një aksesor, një varëse gold në formë zemre. Durran thotë se kjo është gjithashtu e qëllimshme: "Më parë në film, kukulla ka aksesorë apo vathë të mëdhenj në formë zemre që i mban në festa, por ka diçka në atë varëse që e bën atë më njerëzore".
Megjithëse fustani i verdhë i aktores Margot Robbie tek “Barbie” ishte me porosi, këtu janë disa fustane të ngjashëm që mund t’i blini edhe ju:




