Instagramming

Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me krenari strijat

Shkruar nga Anabel

15 Gusht 2023

Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me

Simbol i jetës dhe transformimit, si në bark, por edhe në pjesë të tjera të trupit, ato meritojnë të shfaqen si çdo detaj tjetër. Duke përcjellë mesazhe pozitive për trupin, vajzat e njohura kanë publikuar foto pa edituar asnjë centimetër në trup, sepse nuk kanë pse.

Duke bërë xhiro në rrugët e New York-ut, Katie Holmes ecën e shpenguar dhe pa kokëçarje për striijat e dukshme dhe të zbuluara në pjesën e barkut. E veshur sportive, me pantallona jeshile dhe një kanotjere të zezë, Holmes zbulon në sytë e gjithë botës, strijat në bark.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)

Një praktikë pozitive kjo për trupin që po e ndjekin shumë gra dhe vajza të njohura.

Modelja Ashley Graham, e cila e ka bërë trupin e saj një mjet për të ftuar këdo që ta dojë veten me gjithë veçantitë, strija, njolla, forma, çdo gjë. Në një postim në Instagram ku modelja shfaqet e zhveshur në shtatzëni, 35-vjeçarja tregon barkun duke shkruar se Justin, bashkëshorti i saj, i thotë se strijat i ngjajnë me pemën e jetës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A S H L E Y G R A H A M (@ashleygraham)

Strija janë dëshmi e ndryshimeve që pëson trupi. Nga shtatzënia tek ndryshimet në peshë dhe ato hormonale gjatë pubertetit, strijat shfaqen në zona të ndryshme të trupit nga të pasmet, tek kofshët, gjoksi, krahët, etj.

Ato dalin fillimisht përmes vijave të kuqe, një fazë në të cilën lëkura sinjalizon thyerjen e fibrave elastike dhe ku një ndërhyrje me produkte apo trajtime të dedikuara për strijat mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës dhe kufizimin e përhapjes së tyre në lëkurë.

Strijat janë OK dhe nuk keni pse të ndiheni në siklet prej tyre; janë pjesë normale e ndryshimeve në trupin tuaj.

Shumë vajza të njohura shqiptare nuk kanë hezituar t’i ekspozojnë strijat në rrjetet e tyre sociale, si dëshmi e ndryshimeve që kanë pësuar. Ja disa prej tyre:

 

Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Agnesa Hadërgjonaj
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Big Mama
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Dorina Gegiçi
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Arbenita Ismajli
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Tuna
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Era Istrefi
Vajzat e famshme shqiptare dhe të huaja që kanë shfaqur me
Dafina Zeqiri

Për më shumë informacion, klikoni në artikujt e mëposhtëm: