Beyoncé i bëri një thirrje të veçantë Lizzo-s ndërsa performonte këngën e saj "Break My Soul (The Queens Remix)", gjatë koncertit të djeshëm në Atlanta, i cili vjen në mes të problemeve ligjore të këngëtares së "Special".
Teksa zbriste listën e këngëtarëve ikonë të përmendur në hitin e saj, siç shihet në videot e shpërndara në rrjetet sociale, këngëtarja e "Formation" u kujdes të përmendte emrin e Lizzo-s, duke shtuar: "Të dua, Lizzo!"
Beyoncé tonight in Atlanta: "Lizzo! I love you, @Lizzo!!" ? #ATL #Round3 #RWT2023 ? pic.twitter.com/FpSHaODKqI
— BEYONCÉ LEGION (@BeyLegion) August 15, 2023
Thirrja e fundit e Queen B. vjen dy javë pasi përdoruesit e mediave sociale vunë në dukje se ajo nuk e përmendi emrin e Lizzo-s gjatë një koncerti në 1 gusht në Massachusetts, duke bërë që disa të spekulojnë se mospërfshirja lidhej me problemet e fundit ligjore të këngëtares.
Teksti origjinal i këngës është: “Rosetta Tharpe, Santigold, (Vogue) Bessie Smith, Nina Simone (Vogue), Betty Davis, Solange Knowles. Badu, Lizzo, Kelly Rowl”. Në videot e postuara në Twitter, Queen B. dëgjohet duke kënduar: "Betty Davis, Solange Knowles, Badu, Badu, Badu, Badu”, duke shmangur kështu nga lista emrin e Lizzo-s.
Përmes reagimit, Beyonce la të kuptohet se shmangia e emrit të Lizzo-s ka qenë thjesht për t’iu përgjigjur këngëtares Erykah Badu, e cila së fundmi e akuzoi se i ka kopjuar një kapelë që mban shpesh në skenë.
Në lidhje më akuzat ndaj Lizzo-s, klikoni artikujt e mëposhtëm: