Celebrity

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë folur hapur për menopauzën

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2023

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë

Shumë gra përjetojë simptoma të perimenopauzës dhe menopauzës, por zgjedhin të mos e diskutojnë si temë. Janë disa syresh prej tyre, madje të famshme që po kërkojnë të ndryshojnë status quo-në. Nga Oprah Winfrey tek Michelle Obama, ja pesë gratë që kanë folur hapur pëvojat e tyre të menopauzës.

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë

Oprah Winfrey

Si një zë kryesor për çështjet e grave në media, Oprah Winfrey ka qenë e hapur për rrugëtimin drejt menopauzës. “Qëllimi im është të ndihmoj njerëzit të jetojnë sa më mirë të munden”, tha Winfrey në një postim në Instagram. “Kur po kaloja menopauzën, e dija që nuk kishte kthim pas. Shkova nga doktori në doktor, pesë mjekë të ndryshëm, mendova se po vdisja”.

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë

Drew Barrymore

Aktorja ka folur për përvojën e saj me perimenopauzën disa herë, madje edhe në një puntatë me Winfrey-n në "The Menopause Talk" në Oprah Daily. "E kuptova se isha në peirmenopauzë kur fillova të kem perioda çdo dy javë", pranoi aktorja Barrymore.

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë

Gwyneth Paltrow

Prej disa kohësh, aktorja po e ndan virtualisht rrugëtimin e saj drejt menopauzës, duke folur në Instagram. Kur një fans e pyeti: "Si e përballon menopauzën?" Gwyneth Paltrow u përgjigj: "Dikush të më ndihmojë mua dhe të gjithave ne zonjat, Zoti është i mirë". Paltrow ka dhënë këshilla edhe për fanset e saj që po përballen me perimenopauzën: "Qasja ime ndaj perimenopauzës është vetëm të përpiqem të kem shëndet të mirë".

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë

Michelle Obama

Në një bisedë rreth shëndetit riprodhues, menopauzës dhe plakjes në Podcast-in e saj, “The Michelle Obama Podcast”, ish-Zonja e Parë foli për këto simptoma gjatë kohës që ishte në detyrë, njëra prej të cilave ishte afshi i nxehtë."Më kujtohet që përjetova një të tillë gjatë një aktiviteti për Forcat Ajrore Amerikane në Marine One", kujtoi Michelle Obama në diskutimin në podcastin e saj me gjinekologen Sharon Malone. "Isha veshur dhe duhet të merrja pjesë në këtë ngjarje dhe përjetimi ishte sikur dikush të fuste një furrë në trupin tim dhe ta rriste temperaturën. Më pas gjithçka filloi të shkrihej. Mendova se kjo është një çmenduri dhe nuk mund ta përballoja dot”. 

Nga Oprah Winfrey te Michelle Obama: 5 gra të famshme që kanë

Naomi Watts

Aktorja britanike Naomi Watts foli për revistën “Hello” për gjetjen e dashurisë dhe gëzimit pas menopauzës. “Të kalosh nëpër menopauzë në një moshë kaq të re nuk ishte e lehtë, veçanërisht kur kishte kaq pak informacion në dispozicion”, tha ajo. "Ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës dhe migrena...Ndihesha sikur po dilja jashtë kontrollit". Watts vuri në dukje mungesën e informacionit në lidhje me menopauzën, ndërsa përjetonte këtë fazë. Ajo nisi të ishte "avokatja më e mirë e vetes".

Simptomat e zakonshme të menopauzës përfshijnë afshet e nxehta, ndryshimet e humorit dhe mendime të turbullta që zgjasin mesatarisht deri në shtatë vjet. Menopauza ndodh kur periudha menstruale e grave ndalon dhe nivelet e estrogjenit bien, ndërsa perimenopauza (koha kur nivelet e estrogjenit dhe progesteronit fillojnë të ndryshojnë) zakonisht  fillon në mesin e të 40-ave.