Shëndet

5 pyetjet më të shpeshta për gjumin në Google - ja përgjigjet

Shkruar nga Anabel

16 Gusht 2023

5 pyetjet më të shpeshta për gjumin në Google - ja

Ju e dini se sa e vështirëson ditën dhe jetën mungesa e një gjumi të mirë. Nivelet e energjisë ulen, ndërsa ekspertët thonë se kjo mund të çojë në zakone edhe më të këqija në lidhje me regjimin ushqimor, stilin e jetës, si edhe rritjen e niveleve të stresit.

Ndërsa, disa mund të kërkojnë përgjigje nga një profesionist shëndetësor, këto ditë shumica prej nesh i drejtohen Google. Eksperti i gjumit Ashley Hainsworth, nga Bed Kingdom, i kthen përgjigje pesë pyetjeve më të kërkuara në Google lidhur me gjumin.

Si mund të fle gjumë shpejt?

Gjëja kryesore është të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, pavarësisht nëse është fundjavë apo jo.

5 pyetjet më të shpeshta për gjumin në Google - ja

Për sa orë gjumë kemi nevojë?

Përgjigjja nuk është një dhe e vetme, ndikohet nga disa faktorë. Një i porsalindur më shumë duhet të flejë sesa të jetë zgjuar. Nga mosha 13 deri në 18 vjeç duhet tetë deri në 10 orë gjumë. “Të rriturit kërkojnë të paktën shtatë orë gjumë në natë”, thotë Hainsworth. “Sa më i moshuar bëheni, aq më shumë gjumë do t'ju duhet, sepse modelet tuaja të gjumit ndryshojnë. Është normale që të moshuarit të kenë probleme me gjumin ose të zgjohen disa herë gjatë natës. Nëse jeni të sëmurë, do t'ju duhet edhe më shumë gjumë”.

Çfarë është paraliza e gjumit?

"Paraliza e gjumit është një gjendje që ndodh kur gjumi REM9(fazat e gjumi) është i ndërprerë", thotë Hainsworth për pyetjen që mbledh 90,000 kërkime globale çdo muaj. "Paraliza e gjumit është e padëmshme dhe disa njerëz e përjetojnë atë vetëm një ose dy herë në jetën e tyre”. Simptoma më e zakonshme e paralizës së gjumit është kur ju mund të ndjeni se nuk mund të lëvizni, flisni ose hapni sytë.

Pse nuk mund të fle?

Tema e 89,900 kërkimeve në muaj dhe përgjigjja është subjektive. “Një mjek duhet të vlerësojë këdo që vuan nga pagjumësia, por ka disa arsye pse shumë njerëz nuk mund të flenë,” thotë Hainsworth. “Këtu përfshihen stresi, ankthi, si dhe konsumi i kafeinës dhe alkoolit. Nëse jeni duke pirë shpesh alkool dhe vini re se gjumi juaj nuk është i mirë, duhet ta reduktoni sasinë ose të ndaloni plotësisht pirjen e tij. Konsumimi i kafeinës duhet të shmanget në orët e vona të ditës”.

5 pyetjet më të shpeshta për gjumin në Google - ja

Çfarë është apnea e gjumit?

“Apnea e gjumit është një çrregullim ku frymëmarrja ndalon dhe fillon ndërsa individi fle. Mund të jetë e rëndë nëse nuk diagnostikohet ose trajtohet”, thotë Hainsworth. “Simptomat përfshijnë gulçim, gërhitje, mbytje, gërhitje me zë të lartë dhe zgjim shpesh gjatë natës”. Ata me këtë çrregullim mund të ndihen të lodhur dhe të kenë dhimbje koke ose ndryshime të humorit gjatë ditës. Nëse jeni në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve që e bëjnë këtë kërkim në google çdo muaj dhe shqetësoheni se mund ta keni këtë çrregullim, sigurohuni që të shkoni tek një mjek profesionist.