Kinema & TV

Ç’ka fytyra e Bradley Cooper në filmin e ri që njerëzit s’po pushojnë së kritikuari

Shkruar nga Anabel

17 Gusht 2023

Ç’ka fytyra e Bradley Cooper në filmin e ri që

Bradley Cooper po përballet me kritika për interpretimin në “Maestro” pas publikimit të trailerit të filmit biografi për dirigjentin Leonard Bernstein.

Kritikë në rrjetet sociale nuk qenë dakord me faktin se Bradley Cooper ka vendosur një hundë protezë për të ngjasuar me dirigjentin e ndjerë dhe grimi ndaj tij perforcon stereotipet antisemitike (stereotipe kundër hebrenjve).

Të tjerë njerëz ngritën shqetësimin se Bradley Cooper nuk është me prejardhje hebreje, ndaj mund të ishte zgjedhur një tjetër aktor në vendin e tij.

Ç’ka fytyra e Bradley Cooper në filmin e ri që

Megjithatë, përtej kritikave, tre fëmijët e Bernstein, Jamie, Alexander dhe Nina dhanë një deklaratë në lidhje me reagimin me të cilin është përballur Cooper.

“Bradley Cooper na përfshiu ne të tre në çdo hap të rrugëtimit të tij të mahnitshëm, teksa bënte filmin për babanë tonë," thuhet në deklaratën e tyre. “Na thyen zemrat kur shohim ndonjë keqinterpretim apo keqkuptim të përpjekjeve të tij.”

Ata gjithashtu adresuan drejtpërdrejt kritikat për pamjen fizike të Cooper si babai i tyre.

Ç’ka fytyra e Bradley Cooper në filmin e ri që

“Ndodh të jetë e vërtetë që Leonard Bernstein kishte një hundë të bukur dhe të madhe. Bradley zgjodhi të përdorte grimin për të përforcuar ngjashmërinë e tij dhe ne jemi shumë dakord me këtë.”

Bradley Cooper është skenaristi, bashkëproducenti dhe regjisori i “Maestro”, një film që ndjek martesën 25-vjeçare me Felicia Montealegre, të luajtur nga Carey Mulligan. Martin Scorsese dhe Steven Spielberg janë gjithashtu ndër producentët e filmit.

Leonard Bernstein ishte një dirigjent, kompozitor dhe pianist amerikan. I konsideruar si një nga dirigjentët më të rëndësishëm të kohës së tij, ai ishte dirigjenti i parë amerikan që mori vlerësime ndërkombëtare.