Tendenca e re e flokëve – e pranojmë, më e bukura e sezonit – është një kombinim i dy ngjyrave të veçanta.
Na lejoni t’ju prezantojmë me “bropper”, një ngjyrë që bën bashkë nuancat brune me tonet e bakrit.
Këto dy vitet e fundit, ngjyra e kuqe e flokëve ka dominuar. Por, teksa vjeshta afron, nuanca ”bropper” ndihet si më komode, më e ngrohtë.
Flokët janë më të errët dhe do të duken perfekt me ngjyrat e vjeshtës.
Bropper ndryshon nga bakri tipik duke përzier tonet natyrale të bazës kafe me ngjyrën e artë dhe të kuqe. Kjo nërthurje neutralizon elementin e padëshiruar portokalli dhe krijon një efekt më të butë.
- 4 zakone në dush që nxisin rënien e flokëve. Çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve
- Modeli i ri i flokëve të Emma Stone është thjesht i përsosur
- Billie Eilish guxon me trendin e flokëve ‘Gemini’
- Modeli i flokëve të Kim mund të të frymëzojë të ndryshosh look
- Teknika e ‘flokëve skandinavë’ është virale në TikTok