Keke Palmer dhe Darius Jackson i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, konfirmojnë burime për ET, nisur nga deklarata e tij virale në Twitter, ku Darius gjykonte veshjen e partneres.
“Keke dhe Darius u ndanë pak kohë pasi ai publikoi postimin për veshjen e Keke-s në koncertin e Usher. Ajo për përqendrohet te puna dhe te djali i saj gjashtë muajsh. Aktorja dhe Darius po bashkëprindërojnë, por s’janë më bashkë”, tha burimi.
Dyshja mirëpriti djalin Leodis në shkurt të këtij viti.
Ata i dhanë fund lidhjes së tyre pasi Darius komentoi veshjen e aktores. Keke publikoi një foto me veshjen e saj në koncertin e Usher.
View this post on Instagram
Ky postim vjen pasi Darius publikoi në Twitter një video të Keke-s në koncertin e Usher dhe shkroi: “Veshja…ti je një nënë”.
Menjëherë njerëzit e komentuan veprimin e tij, duke argumentuar se:
1. Keke duket një yll.
2. Mamatë mund të veshin ç’të duan!
Darius u kundërpërgjigj përmes një reagimi, ku shkroi: “Jetojmë në një gjeneratë ku një burrë familjar nuk do që bashkëshortja dhe e ëma e fëmijëve të tij të tregojë të pasmet që të kënaqë të tjerët dhe atij i thonë që është një inatçi. Kjo është familja dhe përfaqësimi im. Unë kam standarde dhe morale në të cilat besoj”.