Make-Up

TikTok-u ka gjetur një fiksim të ri: ‘Buzët lateks’

Shkruar nga Anabel

17 Gusht 2023

TikTok-u ka gjetur një fiksim të ri: ‘Buzët lateks’
@claudianeacsu/ Instagram

Pas një vere të mbushur me ngjyra neutrale, le të kalojmë tek e kuqja e guximshme që s’ka frikë të tërheqë të gjithë vëmendjen e botës. Me shumë gjasa, ke parë kudo nëpër TikTok buzë që të ngjajnë me materialin lateks dhe në fakt, ky është edhe trendi më i ri në TikTok.

“Buzët lateks” kanë marrë rreth 17 milionë shikime në këtë rrjet social dhe duket se do t’i shohësh kudo, pasi duken seksi, të plota dhe janë perfekte për vjeshtën.

Si t’i bësh ‘buzët lateks’?

1. Eksfolio buzët me një scrub dhe më pas, përdor një label, për të hidratuar buzët.

2. Vijëzo buzët me një laps buzësh në ngjyrën e buzëve, ose në një ton më të errët, apo edhe në ngjyrën e buzëkuqit, për të dhënë idenë se buzët janë më të mëdha.

@victorialyn Latex lip combos!??? Which color was your fav? #makeup #beauty #lipstick #lipgloss #latexlips ? Lo-fi hip hop - NAO-K

3. Vendos buzëkuqin e lëngshëm, në ngjyrë të kuqe të fortë.

4. Vendos shkëlqyesin.

5. Prekja e fundit! Pastro me korrektor pjesët ku mund të ketë dalë pak buzëkuqi nga buzët dhe ta-da, sapo bëre ‘buzët lateks’.

Artikuj të sugjeruar: