Shqipëria

OBT publikon listën e vendeve më të vizituara nga turistët: Ja në ç’vend renditet Shqipëria

Shkruar nga Anabel

18 Gusht 2023

OBT publikon listën e vendeve më të vizituara nga turistët:

Organizata Botërore e Turizmit ka publikuar listën e vendeve që kanë pasur rritje të turizmit gjatë këtij viti dhe Shqipëria renditet e treta në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

OBT publikon listën e vendeve më të vizituara nga turistët:

Në listë tregohet se në Shqipëri është rritur me 59% numri i vizitorëve që kanë ardhur për t’u njohur me natyrën, kulturën dhe kulinarinë shqiptare.

Në krye të listës qëndron Katari, me 92% më shumë vizitorë, i pasuar nga Arabia Saudite, me 64% më shumë turistë.

OBT publikon listën e vendeve më të vizituara nga turistët:

OBT publikon listën e vendeve më të vizituara nga turistët:

Lajmin e bëri me dije edhe kryeministri, Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi: "Ja edhe tabela krahasuese e periudhës vjetore nga qershori i vjetshëm deri në qershorin e sivjetshëm, e sapopublikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, ku Shqipëria renditet e treta për rritjen në turizëm, pas Katarit dhe Arabisë Saudite, po pa Kupën e Botës".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Shqipëria, këtë vit, ka pasur një boom turistik, falë promovimit të shumtë në mediat e huaja. Deri më tani, përpos turistëve të thjeshtë, në vendin tonë kanë pushuar edhe persona të famshëm si Dua Lipa dhe Ivanka Trump.