Celebrity

Pas divorcit të bujshëm, Britney poston videon e çuditshme me ‘miqtë’ misteriozë

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2023

Pas divorcit të bujshëm, Britney poston videon e çuditshme me
Mario Anzuoni/Reuters

 
Disa ditë pas divorcit të Britney Spears me Sam Aghari, këngëtarja e hitit “Toxic” ka postuar një video të çuditshme me disa ‘miq’ misteriozë. Njëri prej tyre, i lëpin këmbën këngëtares dhe në një tjetër moment, një grup me djem e mbajnë në krahë.
 
Britney u shpreh në mbishkrim se duhet të takonte të ashtuquajturit miq dhe se rrugës në makinë duhet të përdorte tualetin (shumë detaje, si përherë). “Kështu që çfarë bën një k*rvë si unë? Vesh fustanin e gjelbër dhe shfaqet para miqve. Ftova djemtë e preferuar dhe luajtëm gjithë natën”, shkroi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria River Red (@britneyspears)


Më parë, Brit postoi edhe një video topless në krevat, ku pozonte para kamerës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria River Red (@britneyspears)


Britney dhe Sam u ndanë pas 1 viti martese. Sipas burimeve, Sam e akuzoi Britney për tradhti dhe u përball me të rreth 2 javë më parë.
 
Asghari u besoi thashethemeve, por është e paqartë nëse janë të vërteta apo jo.
Burimet thanë për TMZ se sjellja e Spears kishte qenë e çrregullt dhe Sam e kishte të pamundur që ta përballonte.

Ata u takuan në vitin 2016 dhe u martuan në qershor 2022.

Në një deklaratë të postuar në internet të enjten, modeli dhe trajneri i fitnesit pranoi se dëshira për privatësi "duket qesharake", por kërkoi që media të jetë "dashamirëse”.

“Pas gjashtë vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur t'i japim fund rrugëtimit tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për secilin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirat."

“Gjërat ndodhin. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë, përfshirë mediat, të jenë dashamirës," tha ai.

Dokumentet e paraqitura në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën cituan "ndryshime të papajtueshme" për divorcin dhe deklaruan se çifti ishte ndarë pothuajse tre javë më parë.
 
Në dosje thuhet se Asghari synon të marrë mbështetje financiare nga Spears dhe të paguajë ajo për avokatët e tij. Sipas dokumenteve, vlera e aseteve të Spears dhe Asghari, dhe atyre që ata zotërojnë së bashku, ende nuk është përcaktuar.
 
Edhe këngëtarja bëri një reagim në Instagram, ku u shpreh: “6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por...nuk jam këtu për të dhënë shpjegime pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, nuk mund ta duroja më dhimbjen sinqerisht.”

41-vjeçarja vazhdoi të tregojë se si ajo ishte shtirur sikur gjithçka ishte mirë për një kohë të gjatë dhe vuri në dukje se jeta në rrjetet sociale “mund të duket e përsosur”, por në realitet është ndryshe.

"Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia,” vazhdoi ajo.

“Supozohet që të na duan pa kushte...jo me kushte. Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën time. Dhe në fakt jam goxha mirë. Gjithsesi kalofshi një ditë të mirë dhe mos harroni të buzëqeshni," përfundoi këngëtarja.