Atletet janë gjithmonë një zgjedhje e shpejtë dhe praktike nëse kërkojmë komoditetin dhe stilin në përditshmërinë tonë. Por, ka edhe sandale që ta ofrojnë pa kushte prakticitetin e kërkuar. Shëtitje të gjata në fundjavë, aktivitete në mal apo vizita në vende kulturore, nëse po planifikoni të bëni 10,000 hapa në ditë, ne ju prezantojmë me modelet e sandaleve që “shpëtojnë” këmbët nga lodhja dhe dhimbja.
"Për një shëtitje të gjatë dhe komode, ju doni sandale me material të mirë që nuk fërkon këmbën dhe mban të qeta shputat tuaja", thotë për Bazaar Meghan Whitney Higney, një themeluese e një marke sandalesh. Ajo shpjegon se një bazë e butë dhe e konturuar mund të ndihmojë për të mbështetur këmbët ndërsa jeni të zënë duke dalë në rrugë, duke kërcyer në një club ose duke eksploruar çdo cep të një muzeu.
Stili i tabanit prej gome është gjetje e shkëlqyer për ecje të gjata, ndërsa materiali i lëkurës është opsion i duhur që këmba mos të djersisë dhe komoditeti të jetë kryefjalë në çdo hap tuajin. Ne kemi përzgjedhur për ju modelet IN për sezonin ku jemi!










