Rihanna dhe A$AP Rocky tani janë prindër të dy fëmijëve.
Këngëtarja solli në jetë një tjetër djalë në fillim të këtij muaji, raporton TMZ. Burime pranë çiftit thanë për median se bebushi lindi në Los Angeles më 3 gusht. Emri i foshnjës nuk është bërë i ditur, por mendohet se fillon me R.
Yjet janë prindër të djalit RZA, i cili lindi në maj të vitit 2022. Rihanna dhe A$AP Rocky ishin miq prej vitesh përpara se të zyrtarizonin lidhjen e tyre në vitin 2020.
Rihanna foli për pritshmëritë e saj për mëmësinë në disa intervista gjatë shtatzënisë së parë. Në Met Gala këtë vit, në maj, ajo tha për Entertainment Tonight në një intervistë në tapetin e kuq se shtatzënia e dytë ndihej "ndryshe" nga e para.