Celebrity

Pse Noah Cyrus mungoi në dasmën e së ëmës?

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2023

Pse Noah Cyrus mungoi në dasmën e së ëmës?

E ëma e Miley Cyrus, Tish, u martua me aktorin Dominic Purcell dhe u vu re mungesa e dy fëmijëve të saj, Noah dhe Braison Cyrus, të cilët ndërkohë që po zhvillohej dasma, po kalonin kohë së bashku.
 
Noah postoi foto në Instastory, e veshur me një bluzë më të atin, Billy Ray Cyrus dhe fansat e interpertuan këtë si një kunjë ndaj dasmës së të ëmës dhe pretenduan se Noah ka zgjedhur të mbështesë të atin.

Familja Cyrus ka pasur disa drama, të cilat janë bërë publike dhe njerëzit aludojnë se ndarja mes Tish dhe Billy s’ka qenë dhe aq paqësore. Nga ana tjetër, në maj të këtij viti, Noah e uroi të ëmën për ditëlindje përmes një postimi në Instagram, ku shkroi: “Gëzuar ditëlindjen mamit tim të bukur. Nuk ka rëndësi çfarë ndodh, gjithnjë do të të dua”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Noah Cyrus (@noahcyrus)


Tish dhe Billy u ndanë në prill të vitit të kaluar dhe njoftuan njerëzit përmes People. Ata u shprehën se pas (pothuajse) 30 viteve së bashku, 5 fëmijëve të mrekullueshëm dhe kujtimeve të shumta, kishin vendosur të ndanin rrugët, pa trishtim, por me shumë dashuri në zemrat e tyre.

Pse Noah Cyrus mungoi në dasmën e së ëmës?
Getty Images


“Ne jemi rritur bashkë, kemi krijuar një familje për të cilën jemi krenarë dhe tani është momenti që të ndërtojmë rrugët tona. Do të jemi gjithnjë familje dhe do të vijojmë ta ndajmë përvoja si miq dhe si prindër”, u shprehën ata, duke theksuar se do të përqendroheshin te gjërat e rëndësishme.
 
Tish u martua me Dominic, ndërsa Billy është fejuar me këngëtaren Firerose

Artikuj të sugjeruar: