Celebrity

Me lindjen e bebushit nr.2, Rihanna ndien se familja e saj është plotësuar

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2023

Me lindjen e bebushit nr.2, Rihanna ndien se familja e saj është
Getty

Rihanna u bë nënë për të dytën herë me partnerin e saj (ose bashkëshortin) A$AP Rocky dhe burime të ndryshme thonë se ajo ndihet më e lumtur se kurrë, mendon se familja është plotësuar dhe se mezi e priste lindjen e djalit të dytë.

Me lindjen e bebushit nr.2, Rihanna ndien se familja e saj është
Getty


Riri e tregoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, në mënyrën më spektakolare të mundshme, kur e gjithë bota i kishte sytë tek ajo: në skenën e madhe të Super Bowl.
 
Burimet pranë saj thanë se ajo lë kokën pas djalit të saj, RZA dhe është shumë e lumtur me rolin e nënës.

Me lindjen e bebushit nr.2, Rihanna ndien se familja e saj është
Getty


Edhe vetë Riri u shpreh për British Vogue se ky moment në jetën e saj është i çmendur, legjendar dhe gjithçka për të. “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Ti s’e mban mend jetën e mëparshme. Është çmenduri”, u shpreh këngëtarja.
 
Mendohet se bebushi i dytë, lindi më 3 gusht në Los Angeles. Emri dhe portreti i tij ende s’është bërë i ditur, por mendohet se emri i nis me shkronjën R.
 
Artikuj të sugjeruar: