Celebrity

Janë ndarë apo jo? Natalie Portman dhe Benjamin Millepied shfaqen sërish bashkë

Shkruar nga Anabel

22 Gusht 2023

Janë ndarë apo jo? Natalie Portman dhe Benjamin Millepied shfaqen
Getty Images

Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë fotografuar duke parë ndeshjen finale të Kupës së Botës për Femra në Sydney, të dielën.
 
Në fotot e publikuara nga Daily Mail, dyshja po shijonte ndeshjen mes Spanjës dhe Anglisë, bashkë me djalin 12-vjeçar, Aleph. Është e paqartë nëse edhe vajza e tyre, Amalia, 6 vjeç, ishte me ta në stadium.

Janë ndarë apo jo? Natalie Portman dhe Benjamin Millepied shfaqen

Janë ndarë apo jo? Natalie Portman dhe Benjamin Millepied shfaqen
 
Kjo është hera e parë që fituesja e çmimit Oscar dhe bashkëshorti i saj fotografohen në publik, pas zërave që qarkulluan 2 muaj më parë se ata po shkonin drejt divorcit, për shkak se Millepied e kishte tradhtuar Natalie me një aktiviste franceze.
 
Asokohe, burimet thanë për People se: “Ai e di që ka bërë një gabim të tmerrshëm dhe po bën gjithçka që Natalie ta falë”, duke theksuar se të dy po punojnë shumë që ta mbajnë familjen të bashkuar.
 
Lajmi për tradhtinë qarkulloi në mediat franceze. “Në fillim të marsit, ylli i “Star Wars” zbuloi se bashkëshorti e tradhtonte me një grua më të re”, shkroi revista "Voici" dhe theksoi se Benjamin dhe Camille shkonin në zyrë me një diferencë prej 10 minutash dhe qëndronin brenda për rreth 2 orë. 
 
Camille është një emër i njohur në fushën e aktivizmit dhe së bashku me Greta Thunberg kanë krijuar disa filma të shkurtër për mjedisin, si dhe kanë shkruar librin “For an Ecological Uprising: Overcoming Our Collective Powerlessness”. Ajo është cilësuar nga “Vanity Fair” si një prej 50 grave që dhanë kontribut të madh në vitin 2020.
 
Natalie dhe Benjamin u njohën në filmin “Black Swan” në vitin 2019, kur ai krijoi koreografinë. Më pas, u fejuan në vitin 2010 dhe dy vite më vonë u martuan. Ata kanë edhe dy fëmijë, Aleph, 12 vjeç dhe Amalia, 6 vjeç.

Artikuj të sugjeruar: