
Nëse jeta jote sentimentale nuk është në stadin që ti do të jetë, ndoshta duhet të shohësh zakonet dhe gjërat që bën ti dhe personat të cilat tërheq në jetën tënde.
Kur bëhet fjalë për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme, është paksa sfiduese të dalësh nga rutina dhe të përqafosh zakone të reja, ndaj po të tregojmë një listë me veprimet që nuk duhet të bësh më.
Mos ‘overthink’ dhe mos vepro sipas mendimeve që s’janë fakte
Mjaft ndoqe ‘shkëndijën’ që përjeton në fillim kur takon dikë; në vend të kësaj, njihe dhe kupto karakterin, qëllimet dhe dëshirat e tij/saj
Mos kërko perfeksionin kudo
Mos u fikso te vetëm një tip personi
Mos e krahaso atë me ish-in
Mos e krahaso veten me ish-in e tij/saj
Mos injoro ‘flamujt e kuq’
Mos u përpiq të ndryshosh personin në fjalë
Mos merr gjithnjë aprovimin e miqve
Mos mendo se ka një manual specifik për lidhjet, pasi çdo marrëdhënie është e ndryshme
Mos u ndiko nga planet e tij/saj, por vijo të bësh edhe gjërat e tua
Mos i injoro kufijtë e tu
Mos bëj kompromise me veprimet e tepruara, vetëm sepse pëlqen dikë
Mos mendo se lidhja do të të bëjë të lumtur dhe do të mbushë boshllëqet që duhet t’i mbushësh vetë.
Artikuj të sugjeruar: