Ato ndihmojnë që ju të shprehni emocionet, lumturinë apo zemërimin, ndaj vetullat shpesh luajnë rol jo vetëm estetik në pamjen tonë.
Por me kalimin e moshes, vetullat nisin hollohen. "Është e vërtetë që shumica e njerëzve kanë vetulla më të holla me kalimin e moshës”, tha dermatologu Dr. Lian Mack për HuffPost. “Me moshën, gjëndrat e qimeve të vetullave e humbasin funksionin, duke prodhuar shpesh qime më të holla”.
“Përveç faktorin moshë, efekte të tjera që mund të ndikojnë tek vetullat janë këputja e tepërt, trajtime si kimioterapia, sëmundjet e tiroides, luhatjet hormonale ose një dietë e pabalancuar”, tha Mack.
Mungesa e lëndëve ushqyese, duke përfshirë vitaminën A, vitaminën B7 (biotinë), zinkun dhe hekurin, mund të ngadalësojnë rritjen e qimeve. Gjenetika luan gjithashtu një rol. Dermatologu Mack tha se numri i folikulave të qimeve dhe trashësia e vetullave janë të paracaktuara gjenetikisht.
Dermatologët thonë se ka disa mënyra për t'i trajtuar vetullat e holla, në kushtet e shtëpisë apo profesionalisht nëpër qendrat estetike.
Si të ngadalësoni procesin e hollimit të vetullave:
Ndiqni një dietë të shëndetshme të pasur me antioksidantë, duke përfshirë frutat dhe perimet.
Merrni vitaminë E, biotinë dhe suplemente hekuri për të përshpejtuar rritjen e qimeve.
Aplikoni krem kundër diellit në vetulla, pasi rrezet UV mund të dëmtojnë folikulat.
Shmangni produktet e kujdesit për lëkurën dhe kozmetikës me kimikate të forta, zgjidhni produkte tërësisht natyrale.
Trajtimi i vetullave të holla:
Përdorni një serum për rritjen e vetullave.
Dermatologia Ife Rodney thotë se duhet të përdorni produkte me përbërës si peptide, biotinë dhe panthenol, të cilat nxisin rritjen e flokëve dhe përmirësojnë pamjen e vetullave tuaja.
Provoni një laps ose xhel për volum.
Lapsat, xheli dhe pudrat mund të mbushin vetullat e holla duke krijuar iluzionin e vetullave normale dhe të plota.
Trajtim tek profesionisti
"Një dermatolog mund të diagnostikojë dhe të përcaktojë shkakun themelor të hollimit të vetullave. Pasi të konfirmohet diagnoza, mund të krijohet një trajtim i personalizuar për shkakun e hollimi të tyre", përfundon dermatologia Rodney.
Burimi: Huffpost.com